• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Një parafytyrim hipotetik!

ByEmrush

Apr 3, 2021

Një parafytyrim hipotetik!

Debatues!

Zum Beispiel!

Mazhoranca (shumica) ka dhënë një kandidat për president, dhe kjo është bërë e ditur qysh para zgjedhjeve. Nuk shoh diçka të jashtëzakonshme këtu, të gjithë e kanë ditur ketë!

Ligji ia mundëson të gjitha subjekteve propozimin e kandidatit për president, vetëm duhet ti ketë kandidati mbi 40 nënshkrime të deputetëve.

Si kundërpërgjigje ndaj fituesit që tashmë e ka paraqitur kandidatin për president, ligji ka paraparë edhe këtë situatë, dhe për rrjedhojë nuk ka shumë paqartësi këtu tashmë.

Hipotetikisht, nëse kandidati i mazhorancës (shumicës) nuk kalon, si pasojë e mos qëndrimit në sall të 80 deputetëve për të bërë kuorumin e zgjedhjes së presidentit, atëherë kandidati i propozuar nga mazhoranca bien, pra nuk zgjidhet presidenti!

Tash krijohet një situatë tjetër!

Vjen mundësia e kandidatëve të subjekteve tjera të paraqesin kandidatin e tyre për votim, nëse nga pjesa kundërshtarë e shumicë nuk ka kandidat, atëherë parlamenti shpërbëhet.

Vendi shkon në zgjedhje!

Pasi u kthyem në pikën zero shtrohet pyetja?

Kush dëshiron dërgimin e vendit në zgjedhje?

Pse nuk votohet presidenti ta zamë i propozuar nga mazhoranca?

Vazhdimësia e retorikave dhe kërcënimeve se nuk qëndrojmë në sallë kur të zgjidhet presidenti, a mund të konsiderohet edhe ky shantazh?

Pse nuk ka një kandidat nga opozita?

Ps. Krejt kjo po ngjan si një skenar politik!

Ndoshta edhe është 😉

____
ESH

____________

publikime.com

papublikuar

|Për mos me pas keqkuptim|

[Scriptus: HIPOTETIK – Që mbështetet në një hipotezë. Që merret me mend, që quhet sikur të ishte i tillë. Pra është mendim i shprehur dhe i cili merret me mend, nuk ekziston. Quhet sikur i tillë, e nuk është]

By Emrush