• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Injorant me tituj akademik

ByEmrush

Apr 2, 2021

Studimet post diplomike arrin ti përfundosh me nota shumë të larta dhe në afate rekorde.

Por odiseda tek fillon.

Me shumë mund arrin të punësohesh, duke ndjekur konkurs pas konkursi, duke ju lutur e leverdisur lloj analfabeti institucionalist.

Asgjë s’do të behet nëse nuk je partiak. Por, qe rastësisht arrite të punësohesh duke kaluar mbi partinë, atëherë vështirësia tjetër fillon me përballjen në vendin e punës me  militantët partiak, e ku nëpër shkolla vlojnë në të katër anët.

Pra, sot një kuadër me vlerë të lartë intelektuale, dhe dije të shquar intelekti arrin të krijohet si një personalitet i formuar në lëmin që pak kush i hynte atyre studimeve, do të fillon nëpërkëmbjen nga “kolegët” e sistemit të instaluar si rrjedhojë e pushteteve të mëhershme që nga paslufta.

Intelektualit në vend që ti krijohet mundësia që dijen e fituar nga studimet, ti sjellë ato para nxënësve dhe studenteve, ai fillon të luftohet në të gjitha format.

Këto ngjarje ndodhin si rrjedhojë e klaneve dhe grupeve politike që janë krijuar brenda objekteve arsimore, ku nuk respektohet as ligji, as udhëzimet administrative e as rregulli i nxjerrë nga kuvendet komunale.
Ligji nuk arrin të shtrihet në shkolla fare, e as ata që janë të thirrur të mbrojnë interesat e mësimdhënësve (sbashk) nuk merret me ata që partia i ka sjellë në shkolla apo universitete, thjeshtë shteti falimenton para menaxherëve të shkollave dhe universiteteve,

Dhe në vazhdimësi të mos respektimit të ligjit, shkollat dhe universitetet tatalisht kolapsojnë para mësimdhënësve që kanë uzurpuar gjithçka brenda shkollës e që është publike si: ndarjen e orëve mësimore, trajnimet, donacionet, përzgjedhjen e aktivave, organizimet e mbrëmjeve, organizimet e ekskursioneve etj.

Pra!

Ligji dhe ministria kanë tjera orë në plan programe dhe kurrikula, e nëpër shkolla dhe universitete tjera orë dhe ligjërata mbahen.

Ligji parasheh dhe obligon mësimdhënësit dhe profesorët që të kenë përgatitjen adekuate për ligjëratën dhe lëndën që japin. Nëpër shkolla dhe universitete ngjan krejtësisht tjetër gjë.

Shumica e profesorëve dhe mësimdhënësve të të gjitha shkollave publike janë jo kompetent për lëndët që i mbajnë, dhe vazhdojnë të ligjërojnë nëpër shkolla të mesme dhe universitete.

Një pjesë e madhe e profesorëve dhe mësimdhënësve nuk i justifikojnë titujt akademik që i mbajnë, dhe fare nuk lidhet titulli i fituar me diplomë me orët dhe lëndët që i mbajnë nëpër objektet arsimore.

Disa prej tyre kanë vrapuar dhe kanë marr llojë llojë diploma nga universitete të ndryshme, dhe tashmë janë pozicionuar nëpër shkolla duke mbajtur peng tërë procesin mësimor me injorancën e tyre të kamufluar me diploma që nuk përkojnë me kompetencën intelektuale.

Dhe të tillët vazhdojnë të paguhet duke u bazuar në dokumentet që posedojnë me tituj akademik të ndryshëm, duke e dëmtuar skajshmërisht buxhetin e shtetit.

Ai që është kompetent stigmatizohet, vetëm për shkakun se është një kuadër superior dhe i kompletuar, e që kolegët e shohin si konkurent i vendit të tyre të punës!

Shteti dhe institucionet e tija në vazhdimësi kanë përdorur retorikat se vendit i duhen kuadro të shkolluara mirë dhe nga universitetet evropiane dhe botërore.
Dhe kur vijnë për tu punësuar, nuk ka asnjë mundësi.

Vendet tashmë i kanë nxënë militantët e 20 viteve qeverisje, dhe injorantet me diploma që nuk dinë me shkuar mirë gjuhën shqipe.

Në fund!

Për ushtrimin e të së drejtës intelektuale që ju posedoni, duhet ta kërkoni nëpërmjet avokatit nëpër gjyqe!

Gjykata është ajo që rrah tavolinën në fund të fundit duke i treguar institucioneve tjera relevante se me gjithë ketë, në ketë vend do të ketë drejtësi!

Injorant gjithandej plako.

Injorant, injorant!

____
ESH

____________
publikime.com

[PS. Imagjinojeni armiku ynë nxjerr në pah injorancën tonë akademike]

By Emrush