• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Shtetet Shqiptare dhe mburoja Amerikane

ByEmrush

Apr 6, 2021

Edhe pas 110 viteve shteti shqiptarë vazhdon të tregon brishtësinë e tij!
Kjo tregon që shqiptarët dhe ata që qeverisin me Shqipërinë nuk kanë sigurinë e duhur të ekzistencës së shtetit shqiptarë, dhe për rrjedhojë nuk kanë ndërtuar mekanizëm që shteti shqiptar të qëndronte në këmbët e veta, i gatshëm për mbrojte nga cilado anë që mund të sulmohej.

Duhet në vazhdimësi ndihma nga jashtë për të ruajtur dhe mbrojtur këtë tërësi territoriale që rrezikohet nga vet shqiptarët.

Pra, armiku më i madh i shqiptarëve është vet shqiptari!

Kjo asocion edhe në çështjen e Kosovës, ku shtetet shqiptare që po krekosemi aq shumë që i kemi bërë dy shtete në Ballkan, nuk kanë qëndrueshmëri duke u bazuar vetëm në forcat dhe veten e tyre.

Është një fat i madh që përkrah ruajtjes dhe ekzistencës së etnisë sonë, dhe shteteve tona janë radhitur Amerikanët, miqtë më të mëdhenj të të gjitha kohërave që kanë pasur shqiptarët!

Forcat aleate dhe Amerikanët me mbi 17 mijë ushtarë do marrin pjesë në stërvitjen e madhe në Mesdhe ku shumica prej tyre do zbarkojnë në Shqipëri. Aktualisht zbarkimi do të jetë në Rinas, Kuçovë dhe Farkë, ku tashme po montohen çadrat dhe po vendosen pajisjet ushtarake.

Në Shqipëri për fat të mirë ka nisur zbarkimi i ushtarëve të parë amerikanë në kulmin e tensioneve të ngritura nga ngjarjet zgjedhore.

Forcat aleate po përmbushin një mision në kuadër të përgatitjeve për stërvitjen ushtarake më të madhe që është zhvilluar ndonjëherë në histori në tokën shqiptare.

Zbarkimi i ushtarëve Amerikanë përcillet edhe me pajisjet ushtarake prej 18 avionëve luftarakë, 19 helikopterë ushtarak, 10 anije luftarake dhe aeroplanmbajtëse, 6 sisteme raketash patriot, 1000 mijë automjete luftarake, tanke dhe autoblinda.

Sistemi kundërajror, pajisje satelitore dhe mjete tjera bashkëkohore luftarake!

A po ju kujtohet me herët një postim i cili kishte në fokus Gjeneralin Amerikan, i cili paralajmëronte se “Në vitin 2021 konfliktet midis Rusisë dhe Perëndimit në Ballkan do të intensifikohen”.

Eeee Shqiptarët e gjorë, hahen mes vete si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri?

Nëse donë paqe, përgatitu për luftë!

Shqiptarët po tregojnë forcën përmes Amerikanëve, well!

Edhe të varfër edhe kokën lartë!

Daja, eh daja!


Long life uncle!

____
ESH
____________
publikime.com

[PS presidenti shqiptar paralajmëron në formë urrejtje ndaj të huajve: “Nëse mafia ndërkombëtare kërkon dhe guxon ta marrë me luftë Shqipërinë, atëherë të jenë të qartë: luftë do të ketë dhe me lufte do t’i përgjigjemi, flakë për flakë”.

Ai vazhdon: Ilir Meta nuk pyet për horrat dhe gangsterët, nuk pyet për mafien ndërkombëtare dhe as për diplomatë të korruptuar. Ilir Meta mendon vetëm për Shqipërinë dhe për respektimin e Kushtetutës. Madje edhe sot kam një paralajmërim të prerë për ta, në veçanti për mafien ndërkombëtare, të bëjnë kujdes sepse Shqipëria nuk është një vend eksperimental.

Ilir Meta ju tregoj dhe them se do të nisë luftën dhe do presë duar me hanxhar.]

President i thotë vetit, phiii…

By Emrush