• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Aelanca e NATO-s 1999

ByEmrush

Mar 20, 2021

Grafikoni më poshtë tregon pjesëmarrjen në përqindje të vendeve NATO-s të përgjatë fluturimeve luftarake si pjesë e operacionit të forcës aleate 1999 në bombardimin e Serbisë për çlirimin e Kosovës.

Atëherë duke u bazuar në pjesëmarrjen e miqve tanë në çlirimin e atdheut tonë, dhe fitoren mbi një armik të përbetuar dhe të fortë që e kishim përballë, do të ishte mirë që në vazhdimësi këtë përqindje ta paraqesim si një tërësi reale për LIRINË tonë.

ShBA-të me 61% përqindje pjesëmarrje në çlirimin e Kosovës, jo vetëm që duhet të konsiderohet mik dhe aleat, por ajo është edhe hisedarë.

Këtyre shteteve tjera që po krekosen duke na përkujtuar në vazhdimësi kontributin e tyre gjatë luftës sonë, duhet me i treguar se i vetmi DAJA ka të drejtë të kollitet, tjerat janë pjesëmarrje e detyrueshme që kishin ndaj aleancës NATO.

Më duket inkurajues fakti që pas Amerikës, Franca është ajo që ka pasur pjesëmarrjen më të madhe, përkundër të gjitha shteteve tjera anëtarë të NATO-s.

Prandaj nderi i secilit në vend të vetin!

____
ESH
____________
publikime.com

[Daja – konotacion për Amerikën]

By Emrush