• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Column!

ByEmrush

Mar 18, 2021

Në vend që të tejkalohet pragmatizmi politik dhe nevoja e përballjes me realitetin, këtu vazhdohet avazi i vjetër bazuar mbi kokë fortësinë shqiptare. Në vend që të ndjejnë ndëshkimin e sovranit që ai i penalizoi ato subjekte që vite me radhë stagnuan zhvillimin e shtetit, rënien e vazhdueshme ekonomike të vendit, mos realizimin e liberalizimit të vizave, rritjen e papunësisë, shkallën e lartë të varfërisë, e që qeverisja e tyre bëri ketë vend që të humb edhe shpresa për një jetë të mëtutjeshme!

Këtu vazhdohet me obstruksionizëm dhe inate politike, e që kjo po reflektohet vazhdimisht në dëm të qytetarëve.

Dhe…
Mesazhi që ju shkon qytetarëve nga subjektet që dëshirojnë një bllokim të institucioneve në vazhdimësi, është që e mira e qytetarëve të këtij vendi nuk është interesi i tyre as politik e parimor.

Subjekte të caktuara akoma vazhdojnë të qëndrojnë në ajër, dhe duke medituar të kaluarën e tyre, mendojnë që në pushtet vihet vetëm përmes kalkulimeve dhe marrëveshjeve të natës.

Këta akoma nuk janë të bindur se ajo kohë ka perënduar tashmë. Dhe për pasojë çdo vonim apo insistim të bllokimit të institucioneve të vendit, vetëm se do të jetë barrë mbi shpinën e tyre.


Për disa prej tyre kjo orvatje për bllokim, do të ju kushtoj edhe me ekzistencën e tyre në skenën politike, ku për rrjedhojë humbja e saj do të jetë mësim ri përsëritës për disa subjekte që tashmë paguan tagrin e mos respektimit të afërsisë me qytetar.

Njëherë e mirë duhet të memorizohet në intelektin e secilit udhëheqës se sovrani dëshiron një ndërrim të qeverisjeve, dhe për vazhdim ata dëshirojnë të shohin një nomenklaturë tjetër që do të merret me problemet e vendit dhe qytetarëve te saj.

Shkëputja nga një sistem që tashmë kishte qeveris me vendin për dy dekada, nuk është më vetëm një ëndërr e shkruar në letër si kërkesë, por është një vendim imanent e shprehur përmes vullnetit të njerëzve në kutitë e votimit.

Pra, sa më shpejt kjo të kuptohet është shpresë e madhe se mbijetesa në tregun politik do të jetë më afatgjate, dhe se duhet të kuptojë secili përmes shqisave të tyre se dielli me shosh nuk mund të mbulohet, dhe vetëdija qytetare tashmë ka arritur një piedestal më të lartë.


E kundërta e kësaj, për një pjesë të një spektri politik do të jetë fatal, dhe apokalipsi tashmë veçse ka filluar!

Mos i detyroni qytetarët të kalojnë në një sistem një partiak, e tani me i akuzuar ata se po kalojmë në komunizëm!

Duhet reflektim, dhe se duhet ngrehur veshët lartë dhe hapur sytë, qytetarët kanë votuar për ndryshim, dhe se këtë ndryshim ata dëshirojnë ta përjetojnë, ta provojnë!

Atëherë jepuni mundësinë funksionimit normal të institucioneve dhe republikës!

Tashmë epërsia është tejet e madhe, ajo nuk bien!

Ajo mund të rritet, dhe do të rritet!

Dikush po vërë pikën!

Edhe pse Gjota kishte thanë mos ju vërë pikë gjërave.

Atëherë:

Më mirë të pajtohesh, se sa të vetë shkatërrohesh.

____
ESH
____________

publikime.com

By Emrush