• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Raportet pozitive për Kosovën dhe korrupsioni

ByEmrush

Mar 18, 2021

Për më shumë se miliona artikuj të ndryshëm përgjatë 365 ditëve të një viti shkruajnë e flasin mbi korrupsionin, krimin e organizuar, vështirësitë në të bërit biznes, mungesa e investimeve te huaja në vend, rënia ekonomike ndër vite e vazhdueshme, keqpërdorimi i pozitës zyrtare, përvetësimi i parasë publike për të mira individuale e kështu me radhë indeksi i keqqeverisjeve në ketë vend vazhdon për më shumë se 20 vite.

Mungesa e lirisë së lëvizjes dhe përfitimi i vizave ka izoluar vendin si të vetmin në rajon, e kjo për shkakun se në vazhdimësi raporti i progresit i përpiluar nga Bashkimi Evropian, dhe Raporti i Departamentit Amerikan, në hollësi na tregojnë se çfarë gjendje gjendet vendi ynë.

Bile aty ka disa çështje që as ne vet nuk i kemi ditur, e që në fakt ato shpalosin keqpërdorimet e atyre që ne i zgjedhim apo i kemi zgjedhur me votën tonë.

Një citat nga DASH, vetëm një pikë sepse raporti i DASH dhe Raporti i progresit janë më nga 70 faqe që i dedikohen Kosovës:


Citat:

“Shumë persona në qeveri, opozita, shoqëria civile dhe mediat raportuan raste të zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion që vazhdonin veprimtarinë dhe mbesin të pandëshkuar. Qeveria dhe sektori i drejtësisë bëheshin se po ndërmarrin masa për të ndjekur penalisht dhe ndëshkuar ata zyrtarë që kryenin abuzime, përfshirje në korrupsion, vepra penale dhe krime të së kaluarës, por shumë nga ata vazhduan të ushtronin pozicione në sektorin publik”, thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Raporti thotë se qeveria nuk arriti të zbatojë në mënyrë efektive ligjin që parashikon dënime penale për zyrtarët e korruptuar.

“Zyrtarët nganjëherë përfshihen në praktika korruptive dhe mbesin të pandëshkuar. Mungesa e një mbikëqyrjeje efektive gjyqësore dhe sundimin e ligjit në përgjithësi i dobët, kontribuuan në këtë problem”.[RE]

Akuzat për pranim publik të diçkaje që tashmë e 20 vite gërryen shpirtin tonë, nuk bën të dalin publike, e assesi hiç e ma hiç të marrin vesh të huajt!
Pra, në duhet të pasurohemi, të shkelim çdo normë dhe liri të qytetarëve brenda një vendi, mirëpo ajo nuk duhet pranuar se ekziston, duhet mohuar dhe duke i shtjer si asgjë nuk është kah ndodh.

Plotësisht një vend i shtruar me lule, ku gjithçka funksionon perfekt, vetëm se të huajt i kanë fajet!

Kjo gjason si në ato odat ose paradhomat tona!

Njëherë duhet filtruar të dhënat dhe gjendja reale në një paradhomë (odë), e assesi nuk bën të marrin vesh miqtë!

Është si një produkt i skaduar e mykur, por ama reklama duhet ti bëhet për të mirë!

Nejse!


Këta Anglezet, Amerikanët, Gjermanët, Francezët, Evropa, Bota nuk e njohin Kosovën për korrupsion e krim, vend ku për çdo vit mbahet zgjedhjet, e ku qeverisjet fitohen mbi tavolina, e nuk respektohet vullneti i sovranit të dal nga zgjedhjet. Kosova njihet si një vend ku qytetarët e saj lëvizin lirshëm e nuk kanë nevojë për viza fare.

Por…

Ata nuk mund ta besojnë se investimet e tyre në Kosovë krejtësisht do dalin të jenë të kota, dhe orvatjet e tyre për rregullimin i një rendi shoqëror dhe demokratik kanë hasur në rrugën pa krye.

Gjithë ato ligje, nene, interpretime, udhëzime, raporte që i kanë bërë për tërë këto vite po pësojnë fiasko, sepse vendimet prapë se prapë merren aty ku pështjellët një duhan!

Në oda!
Paradhoma ku duhet të filtrohen informatat për miqtë!

Ani miqtë tanë ndërkombëtar!

Khu…


____
ESH
___________

publikime.com

By Emrush