• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Profesorët gjysmak!

ByEmrush

Mar 16, 2021

Kishte filluar ndërrimi i dytë e nxënësve të një shkolle të mesme, nxënësit një pas një  ishin futur të gjithë në shkollë, me një rutinë të zakonshme turna e dytë e shkollës kishte filluar mësimin që shihej se shkonte kah fundit i asaj dite pa u vërejtur ndonjë parregullsi.

Pasi ishte qetësuar shkolla nga gumëzhimat e shumta nëpër korridore, dhe gjithë nxënësit ishin futur nëpër klasë së bashku me profesorët e tyre, Drejtori merr hapin dhe del nëpër katet e shkollës për të parë rutinën ditore të punës së tij.

Kati i parë ishte mirë dhe gjithçka shkonte në rregull, profesorët mbanin orën, e në disa klasë dëgjohej zhurmë më e madhe, në disa tjera pak më pak, por në përgjithësi mësimi vazhdonte normalisht, dhe puna bëhej për mrekulli nga ata që mësimdhënien nuk e kishin hobi e për të kaluar ditën, por e kishin pasion dhe e adhuronin me shpirt.

Kati i dytë po ashtu mirë, i treti më zhurma më të theksuara por gjithçka dukej që ecte perfekt.

Përveç katit të katër, ku drejtorit nuk po i prek veshin asnjë zhurmë që ai pothuajse i dinte përmendesh edhe shkallët e shkollës, e kërcitma e këpucëve të nxënësve ai i nuhaste nga kati i parë te i katërti.

Nga një klasë nuk po del asnjë lloj pëshpërime apo zë nxënësish, asnjë tingull zhurmues nuk duket që lirohet nga ajo klasë që ishte renditur po thuajse në fund të korridorit të katit të katërt.

Drejtori, si drejtori ma!
Po thotë vet me veti “more çfarë u bë kështu, asnjë zë s’po del nga kjo klasë”, do të ofrohem të shoh!

Me një lehtësi dhe me një qetësi të madhe, nën brengën që mos të pengoj nxënësit në mësim nxënien e tyre, ku përpara kanë profesorin që ardhmëria e këtyre fëmijëve varet nga këta mësimdhënës, kap dorëzën e derës dhe e hapë atë!

Çka me pa!
Profesori kishte ngritur këmbët mbi tavolinën e punës së tij, dhe ashtu i vetmuar më një qetësi absolute po shikonte në telefonin e tij!

Asnjë nxënës brenda.

Profa i kishte liruar nxënësit dhe vet kishte qëndruar në klasë për të arsyetuar prezencën e tij në shkollë, për të mos ju regjistruar mungesa, ku pastaj për rrjedhojë do të mund ti shkurtohej paga.

Trajektorja qeverisëse në rrugën drejt suksesit duhet të fillon nga lartë poshtë, dhe riparimi i dëmeve në inteligjencën e fëmijëve të krijuar nga të tillë intelektual duhet të përfundon me diellin e vjeshtës.

Intelektual të këtillë kanë marrë tituj pa reshtur, duke nxënë pastaj vendin e punës përmes një subjekti si një vardisësh i devotshëm, e për fund duke ofruar shërbime për nxënësit e duke i lënë ata hendikep në marrjen e dijës, edhe ata janë të vetëdijshëm se operojnë me një përgatitje gjysmake intelektuale.

Duke shpresuar për një të ardhme të ndritur intelektuale dhe superiore!

Ndonjëherë!

____
ESH
____________
publikime.com [Fragmente dhe theksime nga publicistika “Vitet e vetmisë”]

By Emrush