• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Freedom House, Liria në botë 2021

ByEmrush

Mar 15, 2021

Me gjithë aktivitetet e shoqërisë civile si një opozitë e qeverisjeve në Kosovë, dhe me shumë investimet dhe thirrjet Euro-Amerikane perëndimore mbi lirinë e qytetarëve të republikës sonë, ne sërish në rajon jemi të fundit.

Edhe për demokratizimin e vendit, edhe për lirinë tërësore në vend.

Freedom House, Liria në botë 2021 rangon Kosovën mbrapa të gjithave vendeve në rajon, e shkaqet që kanë mbajtur në këtë nivel Republikën tonë FH ka marr një nëntitull interesant, ku qeverisjet e dala nga vota e qytetarëve i thërret si regjime transite.

Së është lënduar demokracia në ketë vend, është pothuajse e tejdukshme edhe për zogjtë e malit, ku për më pak se 2 vite janë ndërruar 3 qeveri, edhe atë rënia e tyre nuk lidhej me përgjegjësitë që nuk arritën ti përmbushin përball qytetarëve, por thjeshtë luftën për pushtet.

Këtë përqindje të vogël të demokracisë mund të themi që e ka ruajtur Gjykata Kushtetuese duke ndërhyrë në disa raste për vendosjen e drejtësisë dhe rendit në vend.

Mund të konkludohet se në shumë raste edhe GjK ka reaguar me shumë vonesë.

Derisa kemi këtë gjendje në vend, dhe ketë ranglistë nga FH, atëherë edhe proceset që shpijnë drejt BE dhe liberalizimit të vizave do të jenë të largëta për qytetarët e vendit.

Plus kësaj nuk ja shtuam raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan fare! ____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush