• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Kombet më të zgjuara në planet

ByEmrush

Mar 13, 2021

Sipas një studimi të bërë në 2021-ën mbi kombet më të zgjuara në botë, prijnë Japonia, Zvicra, Kina, ShBA e kështu me radhë.

Raporti përfshin kombet e zgjuara në mënyrë kolektive, ku përmes shpikjeve, zbulimeve ose hapave të mëdhenj në zhvillimin e botës, kanë ardhur në përfundim duke u bazuar në pyetjen se cili komb është më i zgjuar në botë?

Azia dhe Evropa dominojnë listën, me Japoninë që zë vendin e parë në sajë të pozicionimit të saj të lartë në të tri metrikat, ku ajo doli e pesta në renditjen e provimit të shkollës dhe e gjashta në përgjithësi si në çmimet Nobel, ashtu edhe në nivelin e IQ.

SHBA vjen në vendin e katërt, megjithëse renditja e saj është dominante në kategorinë Nobel, me 368 çmime.

Sidoqoftë, në koeficientin e inteligjencës IQ, SHBA vjen e 28-ta.

Dhe, ndërsa Evropa ka pesë kombe në listë – Zvicra renditët në të dytin, Holanda në të pestën, Rusia në të gjashtin, Belgjika në të shtatën dhe Britania e Madhe në të tetën.

Vjen në vendin e 25-të në renditje Singapori – pozicioni i tij anon shumë nga renditja e ulët në vendin e 73-të për çmimet Nobel, por renditet i pari si në nivelin aktual të inteligjencës, ashtu edhe në nivelin e arsimit (albinfo.ch).

Sipas këtij raporti Azia tregon që do të jetë e ardhmja.

Nejse!

Kshyrë, kshyrë listën se ku është Kosova dhe Shqipëria, hiç askund!

Si duket të ne po vlen thënia: Smart technologies, dumb people?

E tash edhe teknologjia po zhvillohet në këto shtete që janë në ranglistën në foto.

Ku po mbetemi ne?

Ah, po nime!

Ne e kemi ranglistën në PISA!?

Yep.

____
ESH
____________

publikime.com

By Emrush