• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Kërkesa nga ShBA për konsolidimin e institucioneve të vendit

ByEmrush

Mar 13, 2021

U.S Embassy në Kosovë ka njohtuar më gjerësisht mbi kërkesën e sekretarit të shtetit Amerikan Palmer për krijimin urgjent të e institucioneve të Republikës sa më shpejt dhe pa obstruksione politike.

Palmer krejt i paska bë bashkë, dhe ju paska thënë në sy, jo bash në sy po përmes internetit dhe aplikacionit zoom.

Pra, paska potencuar dhe thënë:  “obstructionism, obstruksionizëm”!

Shpjegimi për:

OBSTRUKSIONIZËM m. libr. 

Formë e luftës politike për të kundërshtuar e për të penguar zgjidhjen e një çështjeje në parlament, duke mbajtur fjalime të gjata, duke bërë zhurmë për ndërprerjen dhe shtyrjen e punimeve, duke mos marrë pjesë fare në to etj.; taktika e kësaj lufte për të kundërshtuar e për të penguar zgjidhjen e një çështjeje.

Dëgjoni:
Tash nuk duhet me u bë antiamerikan!?

Interesat shtetërore dhe jetike që kanë të bëjnë me aleatët tanë të përhershëm duhet treguar dëgjueshmëri të një niveli kombëtar dhe strategjik, dhe nuk duhet injoruar thirrjet e tyre.

Assesi nuk duhe tw vonohet krijimi i institucioneve të shtetit dhe konsolidimin e tyre, është në të mirën e Republikës përballë kërkesës së aleatit tonë Amerikan.

He vakt he vakt!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush