• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Nëse donë paqe, përgatitu për luftë.

ByEmrush

Mar 24, 2021

Gjenerali Amerikan po paralajmëron që konflikti në Ballkan në mes superfuqive mund të përshkallëzohet gjatë vitit 2021.

Vendet që kanë fqinjë Serbinë, gjithmonë do të duhej pritur ngjarje të këtilla, sepse serbët përgjatë tëre ekzistencës së tyre nuk kanë treguar që dëshirojnë fqinjësi dhe qetësi më askënd.

Me theks të veçantë ata synim shfarosës kishin, kanë dhe do të kenë mbi etninë shqiptare.

Shqiptarët përgjatë tëre këtyre viteve nuk arritën të sistemonin një ushtri moderne me armatim jo vetëm tokësor por edhe ajror, siç është rasti i Kroacisë.

Aq shumë u vodh kjo republikë, sa që plotë individ u bën multimilioner dhe shumë shumë më të fortë se vet shteti dhe ushtria.

Aq shumë ndërtuan qendra tregtare, blloqe, banesa e ndërtesa sa që në një moment asgjë terë këto investime nuk të duhen, e vetmja gjë që do të duhej do të ishte baruti.

Shtetet Shqiptare në Ballkan si Kosova si Shqipëria nuk kanë arritur ta krijojnë një reputacion frikues për armiqtë e tyre, dhe për rrjedhojë edhe pse Shqipëria është në NATO, ka një ushtri të çaluar dhe aspak konkurruese me shtetet e rajonit, e leje më me ato të NATO-s.

Shqipëria nuk ka stabilitet politik dhe konkurrenca ndërpartiake është pothuajse në kulmin e saj të urrejtjes, për këtë arsye shtetet përreth nuk e bëjnë shumë hesap fare.

Shqiptarët do të duhet njëherë e përgjithmonë ta kuptojnë se nuk të duhen asgjë as njësi speciale, as njësi anti terror, as njësi pir krime e këso gjëra në grupe të vogla…

Shtetit të fortë që mëtojnë të ruajnë tërësinë territoriale dhe qytetarët e saj, i duhet një ushtri e fortë, e trajnuar dhe e shkolluar.

Një ushtri që investon në armatim ujë-tokë-ajër, të kundërtën e kësaj ne gjithherë do të mbetemi strajca e dikujt që do të duhet të na ruan në përjetësi.

Gjithmonë do të jemi në tavolinën e fuqive të mëdha si plotësim i interesave të tyre.

Shi për këto mangësi investuese dhe zhvilluese të një ushtrie shtetërore post 21 vjeçare, ne sot duhet te lutemi që të mos jetë pikënisja e konflikteve të superfuqive atdheu ynë Kosova e as Shqipëria që ka një liri post komuniste për 31 vite.

Për këtë arsye thuhet që: nëse donë paqe, përgatitu për luftë. Praktika ka treguar nëpër botë që kur janë shtetet e forta ushtarakisht, mundësia e sulmeve dhe konflikteve ndërmjet tyre është më e vogël, për të mos thënë hiç fare!

Ushtria njerëz, ushtria është siguri për ekzistencën e një shteti!

Sepse na shkoi jeta duke shikuar forcat e ushtrive të huaja!

#24mars1999

____
ESH

___________
publikime.com

By Emrush