• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

E ardhmja e Repulikës dhe qeverisja e saj

ByEmrush

Feb 15, 2021

Para se të rrisim kërkesat për gjëra gjeopolitike, dhe shtrirjen në kërkesat botërore, do të duhej të merremi me brendësinë tonë si fillim të merremi me rregullimin e jetës dhe mirëqenies sonë sociale.
Të fillojmë të kthejmë shpresën në arsim, ekonomi, punësim, shëndetësi, industri, siguri etj.
Pra esenca dhe fokusi do të duhej të përqendrohet në energjinë e akumuluar dhe të fillojmë të zbrazim në çështjet jetike që lidhen posaçërisht me jetën e qytetarëve.

Kosova tashmë nuk e ka luksin shumë të shpenzoj energji mbi hemisferën globale, tregjet botërore, shpërndarjen e vaksinës, hulumtimin e origjinës së covid19, ngrohjen globale, patentën e vaksinës etj.

Republika jonë ka dhe do të ketë probleme më të mëdha se bisedimet me Serbinë, Ambasadën në Jerusalem, marrëdhëniet ndëretnike e fqinjësore etj.

Kosova do të duhet të ballafaqohet me problemet e mëdha që e kanë kapluar vendin për një kohë të gjatë. Mungesa e zhvillimit ekonomik, luftimin e korrupsionit, ndalimin e 3 e 4 vendeve të punës, ringjalljen bujqësore dhe zhvillimin e saj.

Sistemimin e kuadrove profesionit si një garant për zhvillimin e vendit, kthimin e besimit të qytetarëve në gjyqësi, polici, ushtri etj.

Kosova në përvjetorin e saj të 13-të gjendet si mos më keq, dhe për rrjedhojë aq mund do të kalon për riparimin e dëmeve po aq sa duhet në ndërtimin e një sistemi funksional dhe frytdhënës në dobi të forcimit të shtetit.

Kosova dhe qeverisja e saj më shumë do të ketë fokus brendësin e saj, insistimin e liberalizimit të vizave, thithjen e investimeve, zhvillimin e dhe ndalimin e privatizimit të ndërmarrjeve në dobi të interesave individuale, ndalimin e privatizimit të tokave dhe maleve që janë pronë e shtetit.

Përballjen dhe kthimin e drejtë dhe të dinjitetshëm në zhvillimin rajonal me theks të veçantë CEFTA-n, Organizatat tregtare e Evropës Juglindore dhe rajonale, organizata botërore e tregtisë, dhe trajtimin e shtetit tonë si njësi e pavarur në kuadër të shteteve ballkanike dhe më gjerë.

Tjetra që do të duhet në mënyra imanente të fillon është reciprociteti jo vetëm me Serbinë, por më të gjitha shtetet përreth që deri më tani kanë shfrytëzuar territorin dhe tregun tonë si një sukses për ti zhvilluar fqinjët shtetet e tyre, krejtësisht në dem të Republikës së Kosovës.

Republika jonë ka aq shumë punë për të bërë dhe kjo do të behët mirë dhe kujdesshëm me përfshirjen e kuadrove dhe ekspertëve të lëmive të caktuara.

Patriotët e vërtetë tashmë do të ngritën mbi hirin e mbetur shkatërrues, dhe do të jenë në krahun e të mirës dhe suksesit të shtetit dhe republikës.

Kërcënimi më i madh për lirinë është populli i plogët, por me 14 shkurt u tregua se grushti i popullit sado që është i vonshëm, ai do të jetë fortë dhe fatal për keqbërësit!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush