• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Stigmatizimi i rinisë

ByEmrush

Feb 13, 2021

Gabim.

Shumë gabim!

Të etiketohet dhe të stigmatizohet një pjesë e shoqërisë, rinisë që vendi i ka shpresat te ata është pothuajse veprim i pamenduar mirë, ku për rrjedhojë për shumëkënd do të jetë përfundim fatal në politikë dhe skenën e saj.

E gjithë bota i është përkushtuar rinisë, dhe për rrjedhojë investime më të mëdha dhe strategjike bëhet në ketë pjesë të moshës njerëzore, pra rinisë.
Rinisë i është thurur vargje edhe në Kosovë, dhe ndër breza është shkruar dhe folur për rininë si një aset shumë i vlefshëm i jetës.

Vendi ynë me vite të tëra është krenuar dhe proklamuar se Kosova ka mbi 50% moshë rinore, dhe për zhvillimin e vendit i është besuar shumë kësaj pjesë të qytetarëve.

Tashmë kjo gjë po hijezohet, dhe për rrjedhojë ka filluar kjo pjesë e qytetarëve të kundërshtohet, të fyhet dhe të etiketohet në forma të ndryshme si proletar, komunist, majtist, enverist, marksist etj.

Sot, një moshatar i të 20-tave të përcaktohet me këtë terminologji nga disa pseudo shqiptarë, ka dy dimensione kontradiktore.

1. Ose është dibiduz, injorant dhe i padijshëm në aspektin social jetësor, ose ketë gjë e bënë pavetëdije.

2. Ose ka qenë pjesë e kësaj jete vet ai, pra të gjitha këto i ka përjetuar vet përgjatë etapave sa ka jetuar deri sot ku është në këtë moshë.

Këta të rinj që sot janë 20 vjeçar nuk kanë pasur mundësi besoj as të shohin filma komunist e socialist, e lerë më të ishin pjesë e një Jugosllavie autonomiste ku shumica nga këta që i kanë targetuar dhe i po i thërrasin me këtë terminologji ishin vet ata që e kishin përcjellë stafetën deri të shoku Tito.

Bile, bile shkohet aq larg duke ndjellë urrejtjen ndaj të rinjve, ndaj kësaj pjese që ne deri para 14 shkurtit jemi ndjerë krenar për këta të rijnë që i kemi, sa që thuhet se po i degradojnë edhe familjet, po i prishin raportet prind fëmijë në familje.

Shumë gabim…

Dhe a e din pse?

Sepse shkencërisht vërtetohet se një 20 vjeçar që ti e synon për votë, dhe e sheh në ëndërr si elektorat tëndin, krejtësisht e humb në ketë mënyrë, ku për pasojë këta do të mbijetojnë, e etiketuesit do të përfundojnë me fatalitet politik.

Sepse, ky që është sot 20 vjeçar krahasuar me këtë tjetrin 50 vjeçar del të jetë që edhe pas 10 viteve ky 20 vjeçar të jetë 30 vjeçar do të voton sërish për subjektin e njëjtë.

Kurse ky 50-tshi do të behët 60 vjeçar, dhe do të voton për subjektin e njëjtë, vetëm se dallimi do të jetë 30 me 60.

Pra, edhe pas 20 viteve ky 20 vjeçari del të jetë 40 vjeç, sërish vota për subjektin e njëjtë.

E 50 vjeçari pas viteve do të kalon në 70 vjeç, ku për rrjedhojë vet jeta do ta sjell drejt përfundimit klasik jetësor.

Është një fuqi, që ti nuk do të mund ta rezistosh, nuk ka mundur askush deri në ditët e sotshme, e ajo është pleqëria!

Si përfundim rreshtimi kundër rinisë, dhe pjesës më të bukur të jetës jo që do të ishte vetëvrasje politike, por do të jetë edhe fatalitet për karrierën duke pasur një përfundim meskin.

Për këtë arsye thuhet që të rinjtë shkojnë në grupe, të rriturit në çifte dhe të moshuarit vetëm.

Jetoni si të dëshironi. Vetëm dijeni se tridhjetë vitet e para janë gjysma më e madhe dhe më e vlefshme e jetës tuaj.


____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush