• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Paradokset ekstreme të 14 shkurtit

ByEmrush

Feb 12, 2021

Zgjedhjet e 14 shkurtit po shpërfaqin dy paradokse shumë ekstreme dhe të pakuptueshme për një logjikë të shëndosh njerëzore.

Njëkohësisht del të jetë inspiruese rrjedha, për arsyen se diçka pozitive mundet të kaplon këtë vend.

OK.

1. Thumbimi i vazhdueshëm i opozitës, dhe sulmi ndaj saj pareshtur në forma paranoike duke hedhur mbi opozitën akuza të llojllojshme, është sikur gjuan dhe  shtien në tabelën qitëse duke mos rrokur asnjëherë ndonjë numër.

Shumica e opinion bërësve që prezantohen përmes debateve të ndryshme në TV, në mënyrë jo të sinqertë mundohen ta paraqesin  opozitën si një faktor dekurajues dhe si një fuqi politike që nuk sjell risi në zgjidhjen e problemeve tona, dhe rregullimin e jetës sonë.

Pra, duke shprehur padurueshmëri aktive, që për ti thënë dikujt nuk e ke mirë, duhet së pari testuar.

Këtu më shumë luhet loja e parashikuesve, dhe meditatorëve aktiv që përveç që mundet të jenë të entuziamzuar nga joshja për pushtet asgjë më shumë nuk përfaqësojnë.

Ose, ose larje borgjesh!

Nejse!

Ky paragjykim nuk ka bazë as reale e as morale. Kur kemi parasysh që target për sulm dhe thumbim kryqëzues do duhej të jetë pozita dhe ata që kanë qeverisur me vendin për 20 vite të rrjedhshme.

2. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, gara zgjedhore zhvillohet për vendin e dytë dhe tretë. Kjo mënyrë e të shkuarit në zgjedhje nuk mendohet të kishte ngjarë diku tjetër në ndonjë vend të botës. Ky garuesit në zgjedhje të shkojnë me idenë se kush po radhitet i dyti dhe i treti, sepse tashmë i pari po dihet.

Pra, praktikisht, të gjithë po pajtohen që me fitua po se po opozita, vetëm se tash dilema Hamletiane është ngritur sa do të jetë përqindja e fitores?

A do të jetë 38, 41, 55, 72% kjo duket që po shtrohet nga alamet analista dhe parashikues të denjë që ka vendi ynë.

Epilogu:

Nuk duhet paragjykuar, dhe as nuk duhet patur frikë. Target i së keqes do të jenë të gjithë ata që në ketë vend njerëzve ju kanë vrarë shpresën.

Qytetarët e kanë ketë besim, bien në gjumë dhe zgjohen me besimin se një ditë ky vend do të fitojë drejtësinë, dhe se pjesë e të mirave të këtij shteti do të jenë të gjithë, dhe në mënyrë të barabartë.

Fobia e shkaktuar mundet të ketë rrjedhje ndjenjash, ku për pasojë tani një pjesë e qytetarëve që do të humbin do të kalojnë në pa dëgjueshmëri dhe mos bindje ndaj të mirave që do të vijnë në vazhdim, si befasi post 20 vjeçare.

Për të kaluar tek e tashmja, duhet të kupton që secili prej nesh ka diçka për të dhënë, diçka që dikush tjetër ka nevojë, e që kurrë asnjëherë se ka pasur mundësinë.

Ju mund të jeni shumë më i aftë se unë në një fushë të caktuar, ashtu siç unë mund të jem më i aftë se ju në një fushë tjetër, por gjithmonë çdokush ka diçka për të dhënë.

Pra, kur takoni njerëz te rinj, sidomos njerëz cilësor, dëgjoni dhe jepni vlerë në mënyrën që ndiheni me komfort, ata janë pjesë e jona. Nuk vijnë as nga marsi, e as nga hëna, e as nga ndonjë planet tjetër.
Këta janë rritur dhe formuar këtu, ata kanë kontribuar dhe kontribuojnë për këtë vend më shumë se një pjesë që tashmë është bërë rutinë institucionale.


Ndoshta kjo ngjan pak oportunistike por realiteti është që të gjithë njerëzit duan të shpenzojnë kohë me njerëz të cilët mund te ofrojnë diçka në këmbim të asaj që kontributi i tyre të arrin piedestalin e merituar.

Shqiptarë po shkojnë, shqiptarë po vijnë!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush