• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Treni, premtim elektoral

ByEmrush

Feb 11, 2021

Do të hapim 250 mijë vende punë, do të shtrojmë rrugë me 4 e 6 korsi.

Do të ketë ujë, rrymë, ngrohje 24 orë, nuk do të ketë më kanalizime që do të ecin mbi rrugë.
Do ta zhvillojmë infrastrukturën në komunën tuaj, dhe do të bëjmë rinin që të motivohet në drejtim të shpikjeve të reja dhe inovative.

Do të bëhet liberalizimi i vizave, dhe të rinjtë tanë do të kenë mundësin të lëvizin lirshëm ku do dhe kah do..

Vazhdonte premtimin në fushat lideri….

Ne do të sjellim trenin në qytetin tuaj, bërtiste para mikrofonit lideri….

Ju ofrua shpejt e shpejt një këshilltar te foltorja liderit që gjuante premtime në katër anët.

Nuk ka hekurudhë në këtë vend o kryetar, tërhiqe këtë premtim!

*****
Për që nuk realizohet asgjë është plotësisht e ditur, por ama kish bë me shkua më avash me premtime, sepse domi me ja kaluar Zvicrës besoj!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush