• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Kritika përmes analistëve, ndihmë për opozitën

ByEmrush

Feb 11, 2021

Një kontribut të madh për arritjen e majës më të lartë të opozitës karshi subjekteve tjera politike po e luajnë dhe ndihmojnë shumë edhe analistët nëpër TV. Këta të gjithëdijshëm çdo natë ju servohen shikuesve dhe qytetarëve të Kosovës, duke luajtur rolin e të paanshmëve, e në fakt po thuajse të gjithë ishin pjesë të qeverisjeve të kaluara.

Sondazhet e ndryshme që po nxjerrin opozitën larg, shumë larg përpara subjekteve tjera tash e disa javë, del të jetë plotësisht e vërtetë, bile në shume raste besoj që edhe e vërteta s’po tregohet drejtë.

Dhe për ketë unë mendoj që opozita një pjesë të kreditit të ja di për nder po këtyre analistëve dhe opinionistëve.

Në Kosovë tashmë është një fenomen i njohur e që ka vazhduar ndër vite se, kritika në drejtim të kundërshtarit nuk e minimizon atë, përkundrazi vetëm sa e rritë dhe e fuqizon me të madhe.
Kjo qoftë edhe autokritikë, te shqiptarët jep efektin domino, dhe rezultati rritët ndjeshëm deri në atë masë sa që çfarëdo që të ju flasësh më pastaj, është e kotë plotësisht e kotë!
Ata tashmë kanë vendosur!

Nuk guxon siç nuk është etike dhe profesioniste të luhet roli i parashikuesit, dhe krejtësisht debatet të behën në formën hipotetike.

Të ardhmen e jetës sonë, dhe parashikimin e rrjedhave të ngjarjeve në vendin tonë nuk mund ta tregojnë analistët, e sidomos ata që për një kohë të gjatë ishin pjesë e të gjitha sistemeve!

Unë mendoj që analistët, opinionistët, kundërshtarët, kritikët nuk kanë mundur siç nuk të mund asnjërin nga qytetarët ta bindin që të voton dhe vepron ndryshe.


Ekselenca e tyre është shumë e varfër për bindje të një shtrese të caktuar që tashmë përllogaritën intelektuale dhe profesioniste, këta munden të jenë morbid e përkohshme për rininë e këtij vendi.

Nëse besohet se ata po shfaqin ndjenjën e tyre, duke menduar morfinën si zgjidhje për mbijetesën e subjekteve mazhoritare në skenën politike, atëherë thjeshtë dhe lirshëm mund të ju themi se kot është.

Sa ma shumë ta rrahësh hekurin, ai bëhet më i fortë thonë!


Krejtësisht e kotë!
Treni shkoi, ju ruani biletën sa të doni!

____
ESH
____________

publikime.com

By Emrush