• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Qeverisja e plotë e vendit, apo shkuarja e sërishme në zgjedhje!

ByEmrush

Feb 16, 2021

Një pjesë e njerëzve e posaçërisht atyre që janë personalitete publike dhe intelektuale, duket që nuk e kanë të zhvilluar sa duhet intuitën, për të mos thënë s’kanë farë, edhe pse intelektualitetin e tyre nuk e vëmë në dyshim.

Akoma nuk arrijnë të kuptojnë filozofinë e një epoke të re që po vjen, e që dallimi është plotësisht galopant duke mos qenë assesi në perceptimin e njejtë të qeverisjes në të kaluarën.

Fitorja e një beteje elektorale post 20 vjeçare nuk determinon medoemos qeverisjen me vendit dhe institucionet e tij fituesin. Dhe për rrjedhojë logjika do të jetë ose do të qeveriset sipas parametrave të synuara e të fituara në ketë garë në bashkëpunim me partnerin, duke mos e shkelur vullnetin e qytetarëve, ose do të ngelen jashtë pushtetit sërish.

Ose, nëse nuk bën as njëra as tjetra, atëherë pa përtesë vendi do të shkon sërish në zgjedhje.

Prandaj do të shihen se për kënd është e dobishme shkuarja në zgjedhje, dhe kënd e dëmton më shumë shkuarja te kutitë e votimit sërish.

Kjo besoj nuk do shumë njohuri!

Nejse!

Pra, ose do të qeveriset në bazë të kërkesave të qytetarëve dhe vullnetit të tyre drejtë një jetë më të mirë, ose do të shkohet sërish në zgjedhje!


Ky parim dhe kriter i lartë pa modesti të theksuar, ka qenë dhe është primar për ata që ja duan të mirën këtij atdheu.

Koha nganjëherë të ofron të mirat që nuk duhet ti neglizhosh, ajo ka një mënyrë të mrekullueshme për të na treguar se çfarë ka në të vërtetë rëndësi në jetën tonë.

____
ESH
____________
publikime.com
Urheberrechte ©

By Emrush