• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Në Kosovë është humbur motivi për me qenë i pari.

ByEmrush

Dec 31, 2020


Tashmë po krijohet një rregull këtu që për ti hyrë garës në zgjedhjet e vendit nuk duhet medoemos të dalësh i pari.

Rrjedhimisht nuk ka ndonjë arsye shtesë motivuese për ti dhënë shumë vrull fushatës zgjedhore, sepse kalkulimet behën më pastaj.

Pra, ti del i pari, kurse vlerën e mbajnë të dytë të tretë e kështu me radhë!

Sistemi e mundëson këtë gjë, dhe kjo si duket po i relativizon një pjesë të subjekteve politike, duke mos e parë rrezik ekzistencën e tyre në skenën politike.

Tash secili subjekt ka fillua të ndjej veten të nevojshëm për të tjerët, dhe për pasojë në mendjet e tyre dominon logjika se ata nuk munden pa neve!

Në vend që pas zgjedhjeve të fillon punën fituesi, tek atëherë fillon odesajada e dallavereve kalkuluese pas zgjedhore.

Nëse dëshirojmë të zhvillojmë një demokraci ku fituesi të mos merr 50% të votave duhet ti kthehet vlera atij që fiton zgjedhjet, pra ai që del i pari duhet të formon qeverinë, dhe rrjedhimisht të jetë shefi.

E kundërta e kësaj do të jetë synimi i shumicës dërmuese të votës, e cila besoj shumë shpejt do ndodh kataklizma e formës së qeverisjeve të deritashme!

Nuk mundet me vazhdua qeverisja e vendit me nga dy e tre shefa, siç nuk mund të zgjidhesh asnjë problem.

Ju kujtohet kur një subjekt me një përqindje shumë të vogël kishte marrë 13 poste publike në një qeveri: zv.kryeministrin, pese ministri, dhe shtatë zëvendësministra.

Who’s the Boss?

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush