• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Zgjedhjet e reja, fushata e njejtë

ByEmrush

Dec 29, 2020

Mendoj që e meta e subjekteve që kanë qeverisur që nga pas lufta, dhe për vite të tëra janë përfolur për afera të ndryshme keqqeverisje, shmangie të parasë publike, keqpërdorim të taksave të qytetarëve, përvetësim të pronës publike etj.

Nuk shfaqin shenja pendese fare, për rrjedhojë behën kinse gjithçka kishte ecur perfekt, dhe për pasojë qytetarët nuk e kuptojnë dhe kujtojnë qeverisjet e tyre.

Hajt se ata të huptë janë, nuk marrin vesh, mendja e tyre!


Ndër vite pareshtur përgjatë fushatave kanë premtuar lloj lloj gjërash, duke filluar nga: Hyrja në NATO, liberalizimi i vizave, luginën e silikonit, hapjen e mijërave vendeve të punës, sigurimet shëndetësore, cilësi në arsim etj.

Paramendo.

Evropianët e rinj!

E gjithë fushata e tyre karakterizohet me gjëra banale, tashmë të vjetruara si: trajtim të ujerave të zeza, paramendo çfarë premtime e pastaj synojmë Evropën.
Krijimin e deponimeve për mbeturina, shtrimin e rrugëve me zhavorr, asfalt, rregullimin e trotuareve, kryerjen e kanalizimeve nëpër lagje, furnizim me ujë të pijshëm, heqjen e taksave etj.

Bota zhvillon tregun online dhe makinat automatike, ne kryet asfalt, autobahn, dhe kanalizime!

Vendosja e semaforëve dhe hekurudha ishin premtuar diku diku!
Well done.

Pra, në vend që të ndjejnë keqardhje për krijimin e kësaj klime ku shumicës së qytetarëve ju kanë pamundësuar një jetë të dinjitetshme, në vend që të kërkojnë falje dhe të përballen me realitetin që e kanë krijuar vet, dhe të fillojnë fushatën zgjedhore me pranimin e kësaj gjendje që ata e kanë krijuar, ata vazhdojnë ta fyejnë inteligjencën njerëzve me karakter dhe përgatitje superiore.

S’di cilën shtresë të qytetarëve janë kah e synojnë për vota?
Çudi!

Këta vazhdojnë të mbajnë kokën lartë, dhe as që e ndajnë mendjen shumë për të kaluarën e errët që e kanë zhvilluar, por tregojnë një kryeneçësi dhe mendjemadhësi të njëjtë nën moton dhe avazin e vjetër,  ecën me përdorimin i formave të njëjta për premtime në fushata thuajse jemi në 2005-ën.

Se sa e ka shqiptari të vështirë KËRKIM FALJEN, ketë gjë e ka përmend në literaturat e tij edhe Noel Malkom

Presim e shohim!
Njerëzit duhet shpresuar në ditë të mira!


Dikush po mundohet të del nga minusat duke bërë shlyerjen e borxheve me ardhjen e mërgimtarëve, kurse disa individ që kanë bërë para nga taksat e qytetarëve vazhdojnë ti ofendojnë ata.


Nejse!

Show must go on!

____
ESH

_____________
publikime.com

By Emrush