• Sun. May 19th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Viti ri, brengat e vjetra

ByEmrush

Jan 2, 2021

OK.

Back to reality.

A gjuajtëm boll petarda?

Diku më ra me lexua mesatarisht familjet që kanë shkrepur fishekzjarrë në natën e ndërrimit të mot moteve kanë shpenzuar 70.euro, sepse ka pasur familje që fare hiq nuk janë marrë me këto gjëra.

Kështu që vajto vajto për skamje, në fund e gëzojmë shpirtin më produktin që e shpenzon paranë tonë për 5 minuta.

Nejse, vazhdojmë!

Viti i ri, brengat e vjetra.

Iku viti që solli kataklizëm në jetën tonë, e po hyjmë me shpresë në një tjetër që do të sjell diçka më mirë.
Një miku im tha: disi po ndjehem sikur virusi dhe hallet e shqiptarëve shkuan së bashku me 2020-tën, le të shpresojmë i thash o dosti im.


Ka bazë kjo shpresë për 2021-ën, nëse ne do të ecim syhapur drejtë të ardhmes sonë duke ngulmuar në ndryshimin e gjendjes së krijuar tashmë e 20 vite.

Ne nuk duhet të harrojmë vitin 2020 për TRE arsye, sa herë që do të përkujtojmë, trupi ynë do të dridhet nga pasiguria që kishte përshkruar të 2020-tën.

1. Virusi corona i quajtur Covi19, tmerri global e posaçërisht për Kosovën për 2020-ën.

2. Rrëzimi i qeverisë në kulmin e përhapjes së virusit, dhe shkaktimi i kaosit politik.

3. Përvetësimi i parasë së taksapaguesve dhe grabitja e tyre për interesa personale, përderisa qytetarët dhe bizneset shkonin drejt pikës zero.

Atëherë:

Nuk mund të ndërtojmë të ardhmen, nëse nuk e njohim dhe përkujtojmë të kaluarën.

2021-ta duhet të zgjon rehatinë qytetarë dhe zymtësinë jetësore.

Kërkesat qytetare kundrejt shtetit të tyre për një jetë më të mirë dhe një mirëqenie sociale dhe ekonomike duhet të rriten, përpara se të zgjedhim rrugën e ikjes!

Gëzuar 2021-ta

_____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush