• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Qetësi absolute parazgjedhore

ByEmrush

Jan 4, 2021

Disi sikur të gjithë janë pajtuar që do të humbin në zgjedhjet që po vijnë, dhe kanë filluar ta ndjejnë dhe të pranojnë në një farë forme.

Vetëm se tash është ndërruar kursi opinionist i disa personave dhe personaliteteve, ata  tashmë edhe në mbështetje të disa portaleve po thonë:

Po, qeveria do të ndërrohet padiskutueshëm.

Njerëzit po kërkojnë të ndërrojnë qeverisjen në vend nga subjektet që kanë qeverisur deri më tani, ajo do të ndodh sigurisht.

Por ata (qytetarët) shumë shpejt do të zhgënjehen…(disa po japin edhe afate kohore)!

Bile sipas këtyre parashikuesve, zhgënjimi do të jetë shumë më i madh, se pritja!

Kjo një farë forme i bien kështu:

Në prishëm, shkatërruam, keq qeverisëm, keqpërdoruam besimin e qytetarëve, shkelëm çdo etike profesionale e intelektuale, përvetësuam paranë publike, ndëshkuam bizneset dhe qytetarët, përvetësuam dhe u pasuruam në kurriz të qytetarëve dhe në dëm të shtetit, për të mirat individuale, personale dhe familjare, dhe qeverisja do të jetë e njëjtë.

Nuk ka njerëz të mirë në Kosovë!!

Nuk ka as profesionist, intelektual, kuadro dhe menaxher të mirë!?

Krejt janë të njëjtë!

Jo bre jo, krejt nuk janë të njëjtë!

Nejse.

Kanë pasur rastin për shumë vite…
Shtetin dhe institucionet e tija i panë si të huajat. Ato i panë me dëshirën ku mund të përvetësosh çdo gjë që është publike pa i dhënë askujt llogari. Diçka që mundesh të përdoresh asetet e shtetit si fabrikat, tokën, malet, lumenjtë plotësisht në llogarinë e subjektit që përfaqëson.

Mund të behësh pronari i çdo gjëje publike e shtetërore, kurse dihet që kjo pasuri është (apo duhej të ishte) në përpjesëtim të barabartë me qytetarët dhe taksapaguesit e shtetit

Ata përfitonin vetëm e vetëm pse ai janë/ishin pjesë e institucioneve publike, të ardhur në pushtet përmes një sistemi kontravers dhe kalkulimeve pas zgjedhore.

S’ma ka marr mendja që servilizmi shkon aq larg, sa që edhe ata që kishin qenë kundërshtaret më të mëdhenjtë të njërit apo tjetrit subjekt të caktuar, kishin fyer e etiketuar oponentët politik përmes kampanjave të ndryshme qoftë përmes mediave vizive, qoftë përmes atyre sociale, apo qoftë përmes portaleve dhe kolumneve të tyre të publikuar në to.

Mendjes së budallait filozofia i duket çmenduri, shkenca i duket besëtytni, kurse arti i duket pedantizëm kishte thanë Shaw.

Për këtë arsye unë mendoj që akoma është i nevojshëm shkollimi, e sidomos ai universitar.

Gjithë është një farë qetësie para stuhisë!

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush