• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Lufta nuk është vetëm shkrepja e armës!

ByEmrush

Nov 21, 2020


Vetëm përmendja e saj shumë familje në Kosovë ajo i tmerron, sepse para syve të tyre nuk ju dalin forcat e armatosura, e as aeroplanët e NATO-s!

Para syve të tyre ju dalin hordhitë serbe me barbaritë e tyre, që sot një mendje e shëndosh shqiptare nuk po mund as ti akceptojë, dhe ti pranojë si ngjarje që kanë ndodh!

E këto ngjarje që i kanë ndodhur shqiptarëve të Kosovës, nuk janë as regji filmi, e as skenar. Këto viktimat e luftës, nuk janë personazhe filmi e as nuk janë stuntmena!

Tmerret e barbarëve serb mbi popullatën shqiptare janë dhe po evidentohen në shumë libra e televizione, programe e tryeza të ndryshme botërore.

Por fatkeqësisht janë të besueshme vetëm kur ato i bëjnë dhe realizojnë të huajt, sepse ne tonëve nuk i besojmë!


Kur të huajt na tregojnë se çfarë kanë përjetuar shqiptarët atëherë ne besojmë.
Pra ata na tregojnë çfarë ka ndodhur me neve pa e përjetuar fare tmerrin e luftës.

Ne i kemi përjetuar dhe nuk na beson askush, e si pikë e parë nuk të beson shqiptari!?

Gazeta më e madhe Angleze Daily Mirror ka publikuar librin më të ri “All That Remains” (Gjithçka që mbetet) të Anglezes Mjeko-Ligjore dhe të forenzikës 57 vjeçares Dame Sue Black.

A mund ta imagjinoni?

Çetnikët barbarë serb urdhërojnë një skenë tmerri përpara një grumbulli njerëzish të kidnapuar dhe plotësisht të pambrojtur!

Në njërën anë e rreshton prindin, e në anën tjetër fëmijën 2 vjeçar!
I thotë vrapo në drejtim kah prindi, vrapo dhe përqafoje!


4-5 metra pa arritur të babai/nëna, e ndal me rafale të shkrepura automatikësh duke e prerë përgjysmë fëmijën!
Prindi i gjorë shtanget ashtu siç ishte duke e pritur fëmijën duar hapur për përqafim!

Ditën kur zoti ecte për toke….

Citat nga libri “All That Remains” autore Dame Sue Black:

“Një vrasje e ftohtë e të pafajshmëve. Ishte një vend i neveritshëm ku ishin kryer akte të papërshkrueshme. Një vajzë dy-vjeçare ishte vendosur në një qese plastike e shtrirë para meje, ende e veshur me pizhame e me çizme të kuqe.

Detyra ime ishte ta zhvishja dhe t’i lejoja policët që të marrin rrobat për dëshmi dhe më pas të nisja studimin anatomik.

Papritmas ndjeva një batanije qetësie që po mbretëronte.

Kur kemi të bëjmë me vdekje të tmerrshme të të pafajshmëve, dikush duhet të derdhë lot.

Të kesh zemër të ndjeshme nuk është gjithmonë shenjë e dobësisë.

Shpesh është shenjë e humanitetit”,

Vazhdon…..
Gjeni kohë ju lutem.
Lexojeni…

Daily Mirror në një artikull për eksperten angleze të forenzikës, Dame Sue Black ka përmendur krimet e luftës në Kosovë.
Kjo pasi 57-vjeçarja ka publikuar një libër të quajtur “All that Remains” që përkthehet ‘Gjithçka që mbetet’, ka treguar për krimet serbe që ajo i pa në Kosovë pas luftës.
Në këtë artikull thuhet se ajo ka udhëhequr antropologët për punën e Ekipit Britanik të Forenzikës gjatë hetimeve për krimet e luftës në Kosovë, të gjitha këto të cilat i ka përmbledhur në librin e saj.


Ajo ka rrëfyer për krimin barbar në Krushën e Madhe, djegien e burrave e vrasjen e fëmijëve.
“Në qershor të vitit 1999 shkova në Kosovë për të ndihmuar në identifikimin e një numri të madh të trupave dhe për ti vërtetuar deklaratat e dëshmitarëve në mbështetje të krimeve të luftës kundër Sllobodan Millosheviç dhe bashkëpunëtorëve të tij”, ka thënë Sue Black, shkruan Daily Mirror.

“Arrita në vendin e parë të akuzës dhe veshja kostumin tim të zakonshëm të bardh, dorezat dhe çizmet e zeza. Me 25 mars policia serbe kishin zbarkuar në fshatin Krusha e Madhe. Burra të armatosur ndanë burrat dhe djemtë nga familjet e tyre dhe i futën në shtëpi të braktisur.

Një njeri i armatosur me kallashnikov vrau të gjithë dhe pastaj dogji ndërtesën. Dyzet burra dhe djem thuhet se humbjen jetën atë natë. Unë qëndrova në derë dhe shikoja një skenë makthi.

Kishte të paktën 30 trupa të grumbulluar në një dhomë, të gjitha të djegur rëndë dhe të dekompozuar”, ka rrëfyer ajo.


Derisa ka treguar se si dhoma pas tre muajve nga kjo ngjarje ishte mbushur me krimba mbi trupin e viktimave.
“Kishte vetëm një mënyrë për të pastruar hapësirën dhe kjo ishte me duar duke u ulur në gjunjë dhe duke parë çdo mbetje. Qëllimi ishte mbledhja e pjesëve të trupit. I pastruam dy dhomat dhe vumë sa më shumë shenja identifikimi që mundëm secilit prej viktimave. Në një vend tjetër, gratë dhe fëmijët ishin ndarë nga burrat. Fëmijët ishin vendosur në një anë të livadhit dhe u ishte thënë atyre që të vraponin tek nënat e tyre. Dhe nënat e gjyshërit e tyre janë detyruar t’i shikojnë, derisa ata shtënin në drejtim të fëmijëve”, ka thënë ajo.


Ekspertja e forenzikes ishte e shokuar nga krimet që kishte parë. Ajo i ka quajtur akte të papërshkrueshme, vrasje e të pafajshmeve.
“Një vrasje e ftohtë e të pafajshmëve. Ishte një vend i neveritshëm ku ishin kryer akte të papërshkrueshme.

Një vajzë dy-vjeçare ishte vendosur në një qese plastike e shtrirë para meje, ende e veshur me pizhame e me çizme të kuqe.

Detyra ime ishte ta zhvishja dhe t’i lejoja policët që të marrin rrobat për dëshmi dhe më pas të nisja studimin anatomik. Papritmas ndjeva një batanije qetësie që po mbretëronte. Kur kemi të bëjmë me vdekje të tmerrshme të të pafajshmëve, dikush duhet të derdhë lot. Të kesh zemër të ndjeshme nuk është gjithmonë shenjë e dobësisë. Shpesh është shenjë e humanitetit”, ka thënë ajo.

Artikulli i Daily Mirror mbi punën e Dame Sue Black në identifikimin e mbetjeve mortore të krimeve të luftës në Kosovë.

Duhet menduar mirë para se të flisni për luftën!


Nuk ka luftë të mirë, e as luftë me orar.

E po ashtu nuk është luftë vetëm me shkrepjen e armës dhe gatishmërinë e vullnetarëve për të!
Lufta ka tmerrin e ferrin përbrenda saj, e kur kemi parasysh një armik siç e kemi ne shqiptarët, atëherë duhet as natën mos me fjetë e me krijua një para ushtri, ushtri dhe gardën e shtetit.


Duhet me rrit vigjilencën, duhet blerë armatim me 60% të buxhetit të shtetit!
Nuk mund të ndërtosh të ardhmen, nëse nuk e njeh dhe përkujton të kaluarën.

Atëherë nëse donë paqe, përgatitu për luftë.


Leni heroizmat individual, se hiç bash askund hiç nuk na kanë shpie, e as nuk na shpijnë!

Këto viktima donë drejtësi, po ajo nuk arrihet me tryeza dhe ekspozita


Shteti i fortë bazohet në shumicë dhe kolektivitet. _____
ESH


___________
publikime.com

By Emrush