• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Cilësia e arsimit në Kosovë

ByEmrush

Nov 23, 2020

Në raportin 2020 të përpiluar nga Banka Botërore njofton se, duke u bazuar në njohuritë që nxënësit shfaqin në shkollat e Kosovës dhe kur llogaritet mësim nxënia reale, një fëmijë në Kosovë, deri në ditëlindjen e 18-të, merr vetëm 7.9 vite shkollimi – sipas raportit të Indeksi i Kapitalit Njerëzor, e që në fakt sipas përqindjes së vijueshmërisë në shkollë do të duhej të ishte 13 vite.

Shqetësimi i ngritur nga njerëzit profesionist dhe atyre që dëshirojnë të mirët këtij vendi ishte pikërisht kjo që sot po vijnë nga raporte të ndryshme me renome siç është në këtë rast Banka Botërore.


Fëmijët tanë nuk janë të barabartë ne zhvillimin e inteligjencës së  fituar nga procesi arsimor më fëmijët Evropian dhe më gjerë.

Një fëmijë i lindur në Kosovë sot, sipas raportit më të ri të Indeksit të Kapitalit Njerëzor, të përpiluar nga Banka Botërore me të dhëna para pandemisë dhe përgjatë saj, do të arrijë vetëm 57 për qind të produktivitetit të një të rrituri me arsim të plotë, që është një rezultat më i ulët se mesatarja për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, por pak më i lartë se mesatarja për vendet që Banka Botërore i rendit në grupin e vendeve me të hyra të mesme të larta, ku ndodhet Kosova.

Në Kosovë, një fëmijë që e fillon shkollën në moshën 4 vjeç, mund të presë që të kryejë 13.2 vite shkollim deri në moshën 18-vjeçare. Megjithatë, kur llogaritet mësim nxënia reale e fëmijëve, vitet e pritshme të shkollimit janë vetëm 7.9, pra ka një hendek të mësim nxënies prej 5.3 vitesh.

Në testet e harmonizuara, nxënësit në Kosovë marrin 374 pikë në një shkallë ku 625 paraqet arritje të përparuar dhe 300 paraqet arritjen minimale.

Me arsimin në Kosovë eksperimentohet po thuajse që nga paslufta, dhe atë jo duke gjetur një zgjidhje që i përshtatet dhe do të ishte adekuate për nxënësit brenda shtetësisë së Kosovës, por duke marr programe të gatshme nga shtete të ndryshme Evropiane.
Ku asnjëherë nuk kanë mundur të jetësojnë në praktike këto programe, sepse lirisht mund të thuhet që ndikimi i ish sistemit komunist akoma mbretëron në mendësinë tonë për zhvillimin e mësimit.


Kurrikula të një pas njëshme 2004, 2011, 2012, 2016, 2018, nuk kanë bëre që të ngritët cilësia në arsim e mësim nxënie, por përkundrazi efekti ka qenë mjaft negativ, duke mos mundur as të përgatiten kuadrot në zhvillimin e arsimit cilësor.
Kishin vazhduar programe edukative në nivel vendi, dhe ishin mbajtur tryeza e takime nëpër rajon sa që kur i mendon njëri gjithë shpenzime që i bënin duke shkuar nëpër Shqipëri e nëpër Prevallë dhe Bogaj sa që do të ishte dashur që të kalojmë 100% në zhvillimin e kapaciteteve edukative dhe arsimore te nxënësit tanë.

Inogrami arsimoro-edukativ 2006-2010, strategjia e Sigurimit të Cilësisë për Arsimin Para universitar në Kosovë 2012-2016 dhe 2016-2020 nuk kishte prodhuar asnjë efekt po thuajse, përkundrazi edhe këtu nëpërmjet testit PISA sërish radhiteshim të fundit në mësim nxënie dhe njohuri të marruara nga shkollat tona.
Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë 2017-2021 ishte zhvilluar kohëve të fundit kur raporti nga Banka Botërore na godet duke na lenë në fyt tëre këto shpenzime që qeveritë tona bënin një pas një.

Kosova duhet të bëjë më shumë për zhvillimin e kapitalit njerëzor, përgatitjen e kuadrove të rijnë, pranimin e tyre në punë dhe ndërrimit të qasjes arsimore që është duke vazhduar deri më sot.

Ne kemi nxitur nxënësit tanë të vazhdojnë përgatitjet superiore duke kërkuar dije nëpër universitete Evropiane dhe Botërore, duke nxjerr ekonomist, inxhinier, mjek, jurist, sociolog, shkencëtare, matematikën e ndërmarrës të mëdhenj, por i kemi demotivuar duke mos i punësuar.

Pra, ne kemi kërkuar strategji dhe programe evropiane për mësim, dhe kemi vazhduar më programet tona të vjetruara të trashëguara nga sistemi autonomist.

Dhe kjo nuk ka pasur pastaj impakt pozitiv në gjeneratat e reja për të vazhduar një përgatitje më të lartë superiore për shkakun se pse duhet të shpenzoj një i ri në studime postdiplomike e doktorata, kur nuk ka mund të punësohet në institucionet shkollore për arsyen se aty gjendet një punëdhënës që është para juve nja 2 muaj.

Ka plotë profesor, kuadro që kanë ndjekur stidimet master, doktoratën, trajnime të ndryshme nëpër botë të faktuara përmes certifikatave të ndryshme, dhe assesi të kalon pragun socialist dhe autonom të trashëguar nga një gjeneratë që tashmë i kanë nxënë vendet përpara jush!

Cili është motivi për të vazhduar shkollimin?

Një njëri mban vendin e punës në shkollë, dhe terë kohën qëndron duke u ankuar në institucionet arsimore vendimmarrëse se e kanë pështjellur deri në atë masë procesin edukativ, saqë po thuajse asgjë nuk ndërmerr dhe si rrjedhojë i bën 2 orë punë në ditë, edhe atë jo me dëshirë, dhe ikën në vendin e dytë të punës që shumica e mbajnë!

Atëherë…

Nëse në Kosovë kë kryer shkollën fillore 5 vjeçare, në Evropë sipas hulumtimeve jeni në klasën e1.
Nëse keni kryer klasën e 9 në Kosovë, sipas raporteve të Bankës Botërore keni arritur në klasën e 5-të.
Nëse keni kryer (shkollën e mesme) klasën e 12 respektivisht 13-të atëherë jeni pjesë e klasës së 8 respektivisht 9

Nëse ju keni përfunduar  një fakultet do duhej të kryenit edhe 2 vjeç master dhe do të barazoheshit më klasën e 12 respektivisht 13 ose shkollën e mesme.
Nëse ju keni përfunduar doktoratën atëherë dijeni që sipas raportit të bankës botërore jeni në suaza të fakultetit bachelor (3 vjeçar).

Normalisht si për fund, sepse deserti vjen u fundit.


Nëse ju keni marr titullin akademik, atëherë ju do të llogariteni më gradën master më të shumtën.

Pra tmerri nuk është veç me qeverisur me vendin.

Tmerr është edhe me i thanë vetit Doktor, Akademik dhe Intelektual e mos me kanë në fakt.

Nejse, ne mundemi njëri tjetrit ti tregojmë tituj e tituj ama dijeni përjashta kufijve askush s’po na llogarit këtë shkollim, dhe s’po na bën hesap për intelektual!

Sipas raportit ne jemi 43% analfabet aktiv me dokumente intelektuale!


Mirë o mirë!

By Emrush