• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Tërheqja e vizitorëve në vendin tonë

ByEmrush

Nov 20, 2020

Njëherë më moti kishim shkuar në Stamboll me disa miq në një panair biznesi.

Pasi kishim përfunduar në pasditen e një ditë punë, ciceronët na kishin marr dhe na kishin dërguar në lagjen dhe sheshin më të njohur në këtë qytet Grand Bazaar që në Turqisht ishte Kapali Carsi.
Sheshi gumëzhinte nga qarkullimi i njerëzve që qarkullonin aty, e që thuhej se shumica janë për biznes dhe vizita turistike.

Një miku ynë që ishte me ne potencoi një fakt interesant gjatë rrugës që ne bënim sa ecnim nëpër shesh të Stambollit!
“I shihni gjithë këta njerëz, këtu vetëm të duhet një ide se si do të bësh këta njerëz që të paguajnë nga 50 cent, dhe brenda 24 orëve do të bëhesh një njeri i suksesshëm e shumë i pasur!

Hong Kongu është shpallur qyteti më i vizituar përgjatë vitit 2019, ku kishte më shumë se 56 milion vizitor.
Kjo i bien sa 32 herë popullsia e Kosovës, ose 70% e popullsisë Gjermane, apo gati komplet Italia me pas vizituar Hong Kongun brenda një viti.

Pra, qytetet në botë siç janë Hong Kongu, Stamboll, Milano, Paris, Londër, Zurich, Frankfurt, New York e ndonjë tjetër bëjnë çmos që të tërheqin vizitor.
Sektori i turizmit në Hong Kong numëron rreth 260 mijë punëtorë, ose mbi 1 milion vende punë në Francë për punonjësit e turizmit, pa përfshirë ata që përfitojnë indirekt.
Franca dhe Turqia marrin nga turizmi më shumë se 30% të buxhetit të shtetit, kjo ka bëre që GDP e shteteve përkatës të pëson një rritje të theksuar.

Çfarë ofrojmë ne!

Shqiptarët në këtë pikë njihen si më racist, dhe në përgjithësi vizitat e të huajve në vend i shohin jo nga këndi përfitues, por si rrezik ku nxjerrin konkluzione dhe ide të ndryshime konspirative.

Për zhvillimin e turizmit dhe paraqitjen e Republikës sonë si një vend i bukur ku mund ta vizitosh duke shijuar natyrën dhe bukuritë natyrore të saj e bëjnë Klubet bjeshkatare.
Përmes këtyre klubeve kas pasur vizitor në vend si Zviceran, Gjerman, Francez, Anglez, Italian, Turq, Grek, Kinez, Polak, Cek, Austriak, Amerikan, Izraelit, Spanjoll, Japonez, Holandez e ndonjë tjetër.

Edhe pse shteti nuk e ka prekur këtë sektor në ndihmë, nuk e subvencionon dhe nuk i ofron për ti shfrytëzuar si diçka që janë benifit për të ardhurat në vend.
Bile në shumë raste aktivistët e ndryshëm entuziast të natyrës i sheh me syrin e armikut, për shkakun se ata vihen në mbrojtje të natyrës dhe ndalimin e degradimit të saj.


Një miku im nga një Klub bjeshkatar më kishte thënë njëherë:
“Dosti im, unë bëjë fotografi më miliona dhe kemi shtypur broshura dhe libra për vendet e bukura dhe të pa shkelura të natyrës fenomenale që ka Kosova. Kemi tërhequr rininë dhe njerëzit nga moderna dhe urbanizmi drejt Majave dhe maleve të ndryshme të Kosovës.
Ti bën çmos që ky vend të duket mirë karshi pjesës tjetër të botës, por të del një politikan në ballinat e gazetave dhe portaleve të ndryshme për korrupsion e gjëra të ngjashme, e ti hedh të gjitha këto në pus”(bile këtu ka pas thënë ti…. pak më ndryshe).

Nuk zhvillohet turizmi vetëm duke përfituar nga qyteti në qytet, tek e fundit këtë gjë po e bëjnë bizneset e mëdha që kanë gjetur shtrirjen në secilin qytet, më një infrastrukturë të njejtë. Vazhdo me fol tani ti në mujsh…

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush