• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Respekti i cunguar patriarkal

ByEmrush

Nov 20, 2020


Përpara thoshin ata më të moshuar, që edhe më të pas kshyrë një femër (grua) është dashur me kthye kokën në tjetrën anë!
Nuk është treguar trimëri më femra, e gra të huaja të martuara, nëna të fëmijëve që rrisin më shumë mund një familje. Ato me shumë vështirësi arrijnë të rrumbullakojnë parimin jetësor pune-shpi, punë-shkollë-fëmijë-edukim.

Tash çfarë është kjo trimëri me femra?

E sidomos kjo gjë po theksohet shumë të përfaqësuesit e qytetarëve, nëpunësit institucional, sharje, gjuajtje, fjalë banale, etiketime e deri të sulmi fizik ndaj grave!

Duhet me kanë tepër akademik dhe intelektual për me ju kundërvu një gruaje!


Profesor, doktor, deputet, inxhinier, akademik, kryetar, ministër të gjithë këta njerëz që mundohen vetën ta mbajnë në piedestalin më të lartë në shoqëri po i bëjnë këto veprime gjithandej, në shkollë, parlament, qeveri, institucione të ndryshme shtetërore,  dhe pa një pa dy kacafytën me femra, me gra të huaja!

Dikur një fyerje e një gruaje të dikujt ka përfunduar me fatalitet.
Kurse ne sot ne flasim për demokracinë, të drejtat e gjinive, flasim për respektimin e ligjit e gojën e kemi plotë demokraci, interpretojmë kushtetutën, udhëzimet e interpretimet, flasim për shkencë, intelektualizëm, politikë, kulturë, art, sport e muzikë!

E në fund përfundojmë sipas rregullave të fushave dhe maleve, sipas kodeve familjare e patriarkale.

Sulmet ndaj gruas dhe gjinisë femërore gjendet të koduara juridikisht vetëm tek populli shqiptar. Ku çdo sulm, fyerje e shkelje të drejtave të tyre, arsyetohen nën burrërinë malokçe shqiptare.

Krejtësisht del të jetë e kotë rregullimi i këtij rendi shoqëror që kemi krijuar ndër vite.

Gjithë këto ligje, nene, interpretime, udhëzime që kemi bërë për tërë këto vite po pësojnë fiasko, sepse vendimet prapë se prapë merren aty ku pështjellët një duhan!
_____
ESH

________________
publikime.com

By Emrush