• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Kapacitetet dhe investimet profesionale

ByEmrush

Apr 4, 2020

Vërtetë këtu në vendin tonë duhet ndryshim, edhe një ndryshim rrënjësor!
Nëse ne dëshirojmë një shtet me prosperitet dhe të zhvilluar duhet të fillojmë të mendojmë për kuadrot e reja, dhe për një pjesë të intelektualëve që asnjëherë nuk kanë pasur mundësin të kyqen në institucionet shtetërore, edhe pse me ngulm kanë dëshiruar të japin kontributin e tyre kundrejt shtetit.
Avancimi intelektual, dhe zhvillimi i kapaciteteve profesionale të dikush ka vazhduar kurrë pa ndalë në asnjë qastë.
Janë fituar grada shkencore, licencë të punës, certifikata të fituara gjatë ndjekjeve të akademive të ndryshme që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe përparimin profesional.
Mirënjohje, e trajnime të ndjekura me vite të tëra, kurse të ndjekura për IT, trajnime profesionale në menaxhment, programe të nivelit për çështje të sigurisë etj.
Prandaj, arritja deri të një vend i punës profesional nw institucionet shtetërore, aty ku mundesh të bëhesh kontribut-dhënës, është bërë pothuajse e pamundur.
Mbi 15 vite do të investosh në përgatitjen profesionale, intelektuale, ndjek trajnimet jashtë shtetit, Evropë, USA, e kudo nëpër botë, me shpenzime vetanake në fund të nuk të jepet mundësia të kontribuosh për republikën tënde.
Saktë e din që në dikastere të caktuara ti mund të kontribuosh, dhe është esenciale prania jote aty.
Janë imanente njohurit tuaja që do të zhvillonin atë sektor, dhe prapë nuk ja del dot.
Si pati thënë njëherë dikush: “edhe gjeni me lind në këtë vend, po nuk pate të njohshëm nuk depërton”.

Mbi 100 mijë nën punës civil sot i shërbejnë administratës shtetërore.
Nëse kemi parasysh që një pjesë e madhe nga këta kanë edhe një vend të dytë të punës, atëherë do të del që shërbyesit civil rezervojnë mbi 50 mijë vende tjera të punës.
Nëse këto do të ofroheshin për pjesën tjetër intelektuale, atëherë radhat e gjata të njerëzve që po presin për një vend të punës do të rregulloheshin në një masë të madhe, dhe balanca ekonomike dhe shoqërore në vend do të përmisohej dukshëm.

Grafikoni për një person një vend pune do dukej 50 mijë X 4 = mbi 200 mijë anëtarë familjesh do të krijonin një mirëqenie stabile në Kosovë.
Në këtë mënyrë edhe interesimi, dhe nevoja për të migruar do të binte në pikën zero.
Rinia jonë do të vendoste të jetojë këtu, dhe të ardhurat shtetërore do të rriteshin më një përqindje enorme, duke pasur parasysh se vendi i dytë dhe i tretë i punës fare nuk tatimohet.

Disa mundësi janë opsionale:

1.Ripozicionimi i kuadrove të reja në institucionet publike (sipas meritokracisë)
2.Ndalimi i dy vendeve të punës(sidomos ata që ushtrojnë dy e më shumë vende të punës në administratën shtetërore, organizatat qeveritare, dhe institucionet publike në përgjithësi)
3.Një vend i punës, një individ.
4.Afrimi i intelektualëve drejtë institucioneve shtetërore të dëshmuar që nuk kanë afera keqpërdorimesh.

Përndryshe nëse vazhdon kështu, tëre investimet që i kë bërë në vetën tuaj, më shumë do të bëjnë diplomat, certifikatat, mirënjohjet nëse i shet, se sa që shteti dëshiron ti shfrytëzon ato nga ti.

Në Shqipëri më herët dëgjohej një shqetësim tek njerëzit dhe pëshpëritnin se “ në Shqipëri po ikën truri”.

Apo ndodh edhe në Kosovë kjo tash?

____
ESH

By Emrush