• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Pasuria e Kosovës

ByEmrush

Apr 4, 2020

Siç u bë që ky shtet te nëpërkëmbet në këtë mënyrë, është pothuajse e pabesueshme! Në të gjitha anët vidhet, dëmtohet, askush nuk punon që ky shtet të sheh një ditë të ardhme. Të gjithë e dëmtojnë në mënyra të ndryshme, varet ku është i pozicionuar, dhe çfarë janë mundësit, pak si ti lirohet hapësirë përvetëson gjëra shtetërore në të mire individuale.

Të gjithë e shohin këtë shtet si të përkohshëm, si diçka që nuk është e jona. Merr nga ai çka të mundësh, plaçkitë, mos e kryej punën si duhet sepse në fund vjen dikush tjetër!!!

Si erdhi puna kështu?

Mjafton brenda një 24-orshi të jesh i informuar dhe do shohësh këtë që po them unë!
Ai punësohet atje, sigurimi i automjeteve rritet, çmimet ngritën, ai merr këtë tender, ky tjetri pozicionohet në ambasadë, një tjetër paguan darka peshqish mbi 1600 euro, ai tjetri shpenzon mijëra euro në telefona, ky tjetri në udhëtime zyrtare plotë euro të derdhura nëpër llogaritet e tyre bankare, rojtari i pyjeve dëmton pronën shoqërorë.
Dyshime rreth gradave shkencore, publikime doktoratash nëpër gazeta fiktive, keqpërdorim i pozitës zyrtare.
72 kompani blerje fiktive, shmangie nga tvsh , kompani fantome përfituese milionëshe për cilësi në arsim, mungojnë vaksinat, mungojnë barnat esenciale etj.

Mjafton të shikosh TV dhe të dëgjosh vetëm sindikalistët që përfaqësojnë sektor të caktuar të nëpunësve shtetëror. Ta gjithë kërcënojnë, të gjithë kërkojnë, të gjithë shfrytëzojnë këtë shtet, dhe për fund nuk i japin asnjë gjë si kundërvlerë, apo së paku ti arsyetojnë ato të mira që marrin nga shteti.

Pra, ne flejmë mbi ar e argjend e jemi të varfër.

Te ne po vazhdohet me avazin e vjetër, e njëjta retorikë tash e sa vite.
Ari, argjend, zink, qymyr, minerare mban kjo tokë e ky vend, e është aq i brishtë saqë falë të huajve mbahet në këmbë akoma.

Varfëria sipas shumë studimeve del të jetë e dëmshme për shëndetin, e sidomos për zemrën.
Mentaliteti qeverisës siç duket ka mbet nga e kaluara, ata që ishin para të 99-ës e dëmtuan këtë vend sepse e dinin që një ditë do të ikin.
Por këta tanët duhet të ndërrojnë qasjen qeverisëse, këtë shtet duhet parë si e mirë e përbashkët, ne s’kemi tjetër vend.

Këtu edhe ministrat janë pesimist për të ardhmen e vendit, edhe pse janë të thirrur për ta rregulluar mirëqenien tonë jetësore.

A do të kemi çfarë tu themi fëmijëve tanë ditët në ardhje? apo e vetmja gjë e mirë që mund të ju themi është VIZA në një nga shtetet evropiane.

____
ESH

By Emrush