• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Më mirë të mos njihja

ByEmrush

Apr 4, 2020

Një artdashës, dhe lexues shumë i rregullt i një shkrimtari, poeti dhe personaliteti shumë të çmuar kishte shfaq shumë dëshirë të takonte autorin që e adhuronte përmes leximit të romaneve të tij.
I kishte lexuar të gjitha botimet e tija, romanet, shkrimet e tija, poezitë, kishte krijuar iluzionin dhe dashurinë për poetin sa që mendonte dhe e parafytyronte si një perëndi, si një hyjnesh që nuk arrihet të preket, siç krijohen afërsitë me autorin kur lexon një libër të tij.
Ditë pas ditë kishte vendosur të mbath këpucët dhe të vihet pas autorit të dashur, që mendonte se do të takonte një ditë. Fletë pas fletë, rrugë pas rrugë, hije pas hije, bar pas bari, kishte arrit që të gjente lokacionin dhe bufenë ku shkrimtari i tij i preferuar pinte kafen, dhe ku tymosej nga duhani i vjetruar, ku dhe gishtërinjtë i kishin marr ngjyrën e verdhë.
I shtyrë në moshë, autori për ditë me diell në bufenë e ndërtesës së ish Rilindjes, në çdo mëngjes të hershëm ishte për kafen e deri vonshme i ulur në një tavolinë, në një lokal ku gjithçka ishte e vjetruar, dukej sikur skena filmi të Bekim Femhiut kur luante në filmat Jugosllav, dhe çarçafët përmbi tavolina, mure të izoluara më dërrasa të vjetra, dhe një kamerieri të moshës së vonshme, ku shërbimi i tij të vinte duke përdredhur mustaqet.

Pasi merret vesh vendi, ky dashamiri i autorit X, shkon për kafe në bufenë e objektit ku rrinte autori i tij i dashur dhe i preferuar. Futet brenda dhe merr anë, diku në qoshen e bufesë zënë tavolinën dhe po pret shërbimin. Lajmërohet kamerieri me mustaqe, pasi jep porosinë, ka një lutje për të! Duke i treguar peripecitë e tij, dhe rrugën që ai ndoqi për të ardhë deri këtu, dhe se nuk dëshiron të vdes pa e takuar njeriun që i kishte ndryshuar jetën përmes rreshtave të tij të romaneve të ndryshme, dhe poezive. Kamerieri, i premton se do ta aranzhoj një takim, e kur do të ndodh kjo nuk i dha datë, por se takimi do të ndodh. I ngazëllyer nga fati, sa nuk pëlciti së bërtituri, por vitet që mbante mbi supe nuk i lejuan më shumë të sillej dhe dallohej nga të pranishmit, që kishin fytyra të ndrydhura, të rrudhura, dhe njiheshin në mes vete të gjithë, përpos këtij të “huaji”.

Ditët ecshin, e takimi s’po ndodhte, ky vinte në kohën kur i thoshte kamerieri, por shkrimtari nuk ishte, ky ishte ne mëngjes në bufe që pritej ta takonte, ai nuk ishte në mëngjes, e kështu ditë pas dite, kaluan një muaj!
Ditët që numëronte për takim, pothuajse ishin ardh kah fundi, dhe mezi priste të ndodhte takimi.
Eh, erdhi momenti, erdhi!
Mëngjesin e ditës së ardhshme, ishte përgatitur mirë, kostumin e bukur që nuk e kishte veshur qe disa kohë i erdhi dita. Çastet kur do të paraqitej në takim kishin bërë që ai të ishte veshur elegant prej intelektuali.
Takimin me të romancierin, njeriun e letrave të tija e takon në mëngjesin e ditës së mesme të javës.

Ora ishte 9:30, dhe takimi u bë me pranin e kamerierit që kishte ndërmjetësuar për takim. Pasi kishte sjellë disa gota të vogla të mbushura më “ilaçin” si e thirrte pijen shkrimtari, filluan ca biseda. Shkrimtari ishte aq i tretur në pijet që kishte konsumuar më herët, saqë fjalori i tij, dhe bisedat ishin shumë të vrazhda, dhe kohë pas kohe shumë vulgare e një niveli të tillë intelektualësh.
Për plotë pesëdhjetë minuta sa kishin qëndruar së bashku, romancieri (shkrimtari) nuk kishte reshtur së përdoruri fjali që nuk përkisnin një bisede normale, por thjeshtë ishin terminologji seksiste, dhe plotësisht irelevenate për këtë lexuesin që kishte pritur aq shumë të takonte idolin e tij të letrave.
Biseda përfundon pas më pak së një orë, dhe porosia me rastin e ndarjes së romansierit ishte:

“Ti do të shkosh në t’samës, e unë do të vazhdoj ditën më “ilaqin” që do të më shpie ne ferr”.

Ai iku! Ky qëndroi edhe pak ulur, por tanimë kishte humbur idealen. Ishte tretur shumë, kishte mbetur i shtangur, gishtin në kokë dhe nuk po u besonte veshëve çfarë kishte dëgjuar, nuk po u besonte syve çfarë kishte parë.
Kamerieri mustak dredhur e kishte vërejtur. Nisej drejtë tij, po dredhtë mustakun dhe si me mllef po e vështron, spo i flet! Por kur pa pika lotit që përshkruanin fytyrës së tij, për tu shkrirë në çarçafët e tavolinës, atëherë i thotë:
Ka një muaj që sillesh vërdallë, dhe si një shigjetë kërkoje cakun, çfarë të gjeti tash? Nuk u kënaqe? Nuk të vjen ky rast më, jetës nuk i dihet, është jetë e vështirë.

Zbuloi fytyrën duke larguar duart e tija, dhe si i dremitur dhe lodhur nga dëshpërimi që kishte pësuar, i thotë kamerierit:
Më mirë, shumë më mirë ishte mos të takoja fare, do vdisja më dashurin për rreshtat e autorit të mijëra letrave që kisha lexuar deri me tani.
Sa nuk e njoha nga afër, nuk flija më natë të tëra, dhe kur flija mu dukej se kisha fjetur shumë, duhej zgjuar për të vazhduar leximin aty ku kisha mbetur.

Ndonjëherë është më mirë të mos takosh idolin tuaj, ndonjëherë është më mirë të biesh dhe zgjohesh me dashurin që e krijon përmes imagjinatës, dhe këtë kurrë nuk ta prish askush.

Këtu në këtë bar-bufe, të tillë jemi, pëshpëriti mustak dredhuri dhe u largua nga tavolina.
Fund.
__________________________
Shkrimtari i njohur Kosovar, kishte shkuar për pushim jashtë shtetit, dhe atje kishte gjetur fundin e jetës së tij.
____
ESH

By Emrush