Nuk po duket aspak logjike kur pothuajse e gjithë garnitura e qeverisë, duke filluar nga hierarkia më e lartë kryeministri e deri tek vartësit e tij poshtë, çdo javë e kanë bë Gjilanin si stacion të përhershëm.
Eshtë bërë pothuajse e pamundur një javë mos me qenë KM në Gjilan!
Edhe qytetet tjera janë Kosovë si Peja, Prizreni, Suhareka, Lipjani, Malisheva, Ferizaji e shumë të tjera.
Po ashtu edhe këto qytete kanë nevojë për vëmendje e vizita, sepse Kosova nuk nis e nuk përfundon në Gjilan.
Se çfarë është nuhatur në Gjilan që qeveria vjen kaq shpesh?
Kjo mbetet e paqartë, por duket sikur është një shenjë paniku nga frika se Anamorava po u del nga duart.
Në realitet, Gjilani vazhdon të jetë qyteti i vetëm që është qeverisur nga i njëjti subjekt politik, si ai qendror po ashtu ai lokal.
Pa investime serioze, pa autostradë, pa stadium, pa projekte që ndalin migrimin masiv që e ka goditur më shumë se çdo qytet tjetër ky fenomen.
Është për t’u çuditur! Qytetarëve vazhdojnë t’u serviren premtime boshe, bile tw njëjta premtime me ato të 2021.
Në fakt, çdo vizitë e tillë vetëm e bën edhe më të dukshme boshllëkun e rezultateve. Dhe ky është barometri më i saktë politik, premtimet e pa mbajtura do të shndërrohen në votë ndëshkuese në zgjedhjet e ardhshme.
Duhet!
