Kur shohim këso statistika (si ne foto) nëpër botë të ardhura përmes organizatave të ndryshme që merren me matjen, cilësinë dhe renditjen në listën e vendeve në arsim, vetvetiu të vjen ta pyesësh veten?
Pse nuk jemi në listën e vendeve me arsimin më të mirë?
Në listën e fundit të vendeve me sistemin më të mirë arsimor në botë, shfaqen emra si Koreja e Jugut, Danimarka, Holanda, Belgjika, Finlanda, e madje edhe vende më të vogla si Sllovenia dhe Estonia. Por, Kosova mungon tërësisht.
Dhe pyetja lind natyrshëm, pse Kosova nuk gjendet askund në këtë listë?
Në çdo raport zyrtar, autoritetet tona nuk kursehen të theksojnë se “arsimi është prioritet kombëtar” dhe se investimet në këtë sektor po rriten vit pas viti.
Madje, dëgjon shpesh deklarata që të krijojnë përshtypjen se Kosova po udhëheq në rajon.
Ministra, zëvendës ministra, këshilltarë, pothuajse çdo natë nëpër debate televizive, nëpër intervista, portale e televizione duke u krekosur me të arriturat që i prezantojnë, në fakt është thjeshtë një mashtrim politik.
Sepse kur sheh realitetin dhe krahasimet ndërkombëtare, përplasja me të vërtetën është e dhimbshme.
🔹 Investimet e pamjaftueshme
Kosova ndan një përqindje prej 3% investime të cilësuara modeste të buxhetit të saj për arsim. Edhe ato mjete shpesh nuk shkojnë aty ku duhet, duke u shpërndarë në paga, e jo në infrastrukturë moderne, digjitalizim të shkollave, laboratorë shkencorë apo trajnime serioze të mësimdhënësve.
🔹 Cilësia e mësimdhënësve
Pa arsimim të vazhdueshëm për mësuesit, pa standarde të reja të përputhura me tregun e punës dhe pa meritokraci në sistem, punësim militant e familjar, është e pamundur të ndërtohet arsim konkurrues me asnjë shtet, aq më pak me Finlandën, Japoninë edhe Slloveninë.
🔹 Plani mësimor i vjetruar
Shkollat tona vazhdojnë të ngelin peng i një programi që përqendrohet te memorizimi, jo te kreativiteti, inovacioni dhe zhvillimi i mendimit kritik. Mësimdhënës të vjetruar, duke nxënë kështu një vend ku nuk i krijohet hapësirë kuadrove të reja dhe të përgatitura për tregun teknologjik e ekonomik.
🔹 Mungesa e teknologjisë dhe kushteve
Ndërkohë që vende si Korea e Jugut dhe Holanda i futin nxënësit që herët në teknologji, robotikë dhe programim, shumë shkolla në Kosovë akoma ballafaqohen me mungesë të ngrohjes dimrit dhe mungesë librash bazikë.
Përderisa Evropa dhe bota po fusin AI (inteligjencën artificiale) nga klasa e parë, te ne akoma as që mendohet, se leje më të futet në plan programe.
Kosova nuk është pjesë e listës jo për shkak se “bota na ka harruar”, por sepse realisht nuk kemi arritur ta trajtojmë arsimin si motor të zhvillimit. Sllovenia dhe Estonia, me popullsi të ngjashme apo edhe më të vogël, kanë arritur të futen në mesin e 25 vendeve me arsim më të mirë falë përkushtimit të tyre në cilësi, inovacion dhe reforma të guximshme.
Sa i përket arsimit, në listat Evropiane e botërore, Kosova nuk figuron fare. Por, në listat e premtimeve boshe, Kosova është gjithmonë e para.
5 vjet, mos të harrojmë!
