Bazuar në rregulloret e FIFA-s mbi stadiumet dhe ndërtimin e tyre që do të plotësonin standardet e FIFA duhet një mal me rregulla të përmbushen.
Pra, përveç shumë kërkesave tjera si standarde në pranimin teknik të stadiumeve, një ndër pikat del se në afërsi të tyre nuk lejohet ndërtimi i lartë i kompleksëve (ndërtesave shumë katëshe). Ndërtimet në afërsi të stadiumit nuk duhet të kalojnë lartësinë mbi stadiumin
Rregullorja: “FIFA Stadium Safety and Security Regulations.
Bre pse s’po kryhet ky stadiumi në Gjilan, e derbit po luhen nëpër Kosovë dikush garant po e dijka që hu u ndreq, hu s’u ndreq stadiumi, pranimi i tij nga FIFA nuk do të bëhet.
Një ndër kriteret e shumta njëra nuk do ta lejon kalimin për pranim, e ajo është ndërtimi i lartë shumë katësh në afërsi të stadiumeve.
E kjo gjë tashmë veçse ka ndodh në Gjilan, Prishtinë, e qytete tjera.
Tash edhe ideja e atij kandidatit të Prishtinës, që me prish stadiumin e me ndreq një liqe, mund të konsiderohet krejtësisht ide brilante.
Mate, ç’ mate interesi individual po del të jetë më profitabil dhe fitimprurës.
Po ndërtove një stadium në Kosovë sipas standardeve te FIFA-s apo UEFA-s, kriteret do të jenë shumë të rrepta, dhe mundësitë për manipulime dhe keqpërdorime do të jenë minimale.
Kështu që po u lejua zona përreth stadiumeve për ndërtim të lartë, te udhëheqësit e shqiptarëve, kjo gjë do të dhez shumë shpejt.
Epilogu:
Po supozojmë në mënyre hipotetike që kalon naj stadium kriteret e FIFA-s në Kosovë, atëherë kjo qenka niveli 4 ose 5 i stadiumeve në Evropë.
Me hesap, si në çdo lëmi!
Për të arritur ne standardet evropiane kudo dhe kah do, do të duhej të kalojnë shekuj e shekuj, e shekuj!
____
ESH
____________
publikime.com [PS: Ndryshimet nuk janë të lehta, por janë të mundshme!]