• Tue. Dec 3rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Frikacakët e rrjeteve sociale

ByEmrush

Sep 23, 2021

Këta me profile të rrejshëm (fake profile), kur po i sheh njeriu duke komentuar nëpër rrjete sociale, e sidomos në twitter e fb, të mbushet mendja që janë vet liderët politik duke komentua.

Ose janë vegla të politikanëve të trajnuar dhe informuar mirë, sa që çdo kundërshtar të tyre qoftë politik, qoftë social e kështu me radhë, aq mirë i njohin sa që, leje që i përmendin të kaluarën, po i përmendin edhe anëtarët e familjes, gjë që nuk ka qenë dhe nuk është aspak etike e akoma më pak morale.

Ti nëse je rreshtua në një tabor të caktuar politik, s’ke pse mu friku, ani nëse po ndjehesh fitues edhe hiç e ma hiç nuk duhet me u friku.

Të gjithë sot po i bëjnë gjërat hapur, askush s’po fsheh asgjë!


As nuk po fshehin premtimet, as vendtakimet, as fushatën e as ekipin e tyre.

Prandaj mos rri i fshehur më, mos rri nën hije duke fyer njerëz me fake profile!

Duhet me u bë i fortë e me dal hapur. Hapur me i thënë mendimet dhe hapur me u duk se cili je!

Jo me qëndrua i fshehur e duke ataku dhe etiketua njerëz deri në banalitet.

Sepse tek e fundit edhe nëse je i fshehur do ta dëmtosh veten, kjo ndodh në ndër dijen tënde, është e pashmangshme!

Humbja dhe fitorja janë pjesë e lojës, por si humbja ashtu edhe fitorja duhet të bëhet ballëhapur, dhe me karakter! (kjo vlen për ata që kanë karakter).

Për ata në mungesë karakteri dhe morali është një thënie e cila thotë se “karakteri është gjëja që mbetet pasi ke humbur çdo gjë që mund të humbisje.

Prandaj nëse i ke humbur të gjitha, bile ruaje karakterin, se bërja dhe njerëzillaku mund të mbahet vetëm me karakter, nuk të mban dyfytyrësia, paraja, fshehtësia e as suksesi.

Ndryshimet janë të pandalshme. Ato vijnë si rrjedhojë e pakënaqësisë, mos punës, neglizhencës, injorancës, korrupsionit, nepotizmit, pasurimit në mënyrë të paligjshme, grabitja e mundit të tjerëve, marrja e djersës së tjetërkujt etj, etj.

Thjeshtë, është imanenc e kohës dhe natyrës.

Populli thotë një të vërtete që “zullumqarin se duron as toka”.

Eh si përkufizim i kësaj, Karaeski thotë  “kush nuk di ti vendosë mendimet e tij në akull, nuk të përfshihet në nxehtësinë e debatit”.

Ndryshimet nuk janë të lehta, por janë të mundshme!

____
ESH
____________
publikime.com

Photo: //wisedatasecurity

By Emrush