Nëse tashmë po dëgjon sërish premtimet e llojit të njëjtë sikur të 20 viteve të kaluara që do të investojmë 3 milion këtu, 16 milion euro atje, 450 mijë në atë sektor, 850 mijë në këtë sektor, shifra që tregojnë vetëm zero (0) dijeni që sërish jeni duke u mashtruar, edhe atë me rrena të thella bile.
Nëse sërish dalin para juve dhe ju tregojnë për projektet e papërfunduara që 10-15 vite, duke ju dhënë të njëjtin premtim që do të kryhet në këtë mandat, mos prisni që ata të turpërohen e të ulin kokën, sepse nuk e bëjnë janë të mësuar me këto.
Por, ju nuk duhet ma ti gëlltisni këto gënjeshtra. Sidomos ju që keni dal dhe keni parë botën e civilizuar, keni parë perëndimin, keni parë infrastrukturën rrugore e sociale, jetesën, të ardhurat, sigurimet shëndetësore, trotuaret, sheshet, kopshtet etj.
Ju nuk duhet të vazhdoni të mashtroheni, e aq më pak ju që jeni të rinjtë, profesionist e intelektual.
Profesionist, intelektual, mos bjer kaq poshtë…
Hey..
Nëse një projekt nuk ka përfunduar për 5, 8, 10, 13, 15 vite dhe sërish premtimi fillon se do të përfundon me fitoren time, menjëherë qu prej aty, ose nëse je para TV ndërroje kanalin shlirë.
Nëse krejt projektet qenkan planifikuar të përfundojnë bash taman në kohën e përfundimit të mandatit dhe fillimit të zgjedhjeve tjera, edhe këtë mos e beso, sepse rrena vazhdon, dhe rrugës së nepotizmit (familjarizimit) vetëm sa je duke i dhënë edhe një mbështetje.
Premtuesit e këtillë do të marrin mbështetjen tuaj dhe pastaj pasi të veshën me pushtet do të godasin në të katër anët.
E pikë së pari kanë me fillua te anëtarët e vet, sepse ata do ti konsideron që janë pjesë e pandashme e tij, dhe për rrjedhojë ata e dinë se s’ke ku shkon.
Shpërblimet do ti marrin të tjerët, nuk do të përballet më profesionistet, e as nuk do të bëjë pjesë të ekipes intelektualet dhe njerëzit e devotshëm.
Të njëjtit do të jenë, rrethi i njëjtë, paria e njëjtë, puna e njëjtë, përfituesit e njëjtë.
Për pasojë, ndryshimi i pritur gjatë kurrë nuk do të vijë…hiç kurrë!
Mos i gëlltit ma këto rrena…
Mos u bë kishe s’po dëgjoj…
Mos u bë sikur që jeton në perëndim.
Shkel me këmbë në tokë.
Dita kur do të ketë një rilindje duhet të duket në horizont!
Ne, do të duhet të pyesim veten cili është motivi që do ti detyrojmë fëmijët tanë të mësojnë?
Ti kryejnë fakultet, të kryejnë master, të specializojnë në fusha të ndryshme shkencore, të marrin njohuri nëpër vende të ndryshme të botës nga universitetet më të njohura botërore?
Dhe…
Çfarë ju duhet i tërë ky mund?
Çfarë ju duhet i tërë ky investim?
Në punë sërish nuk do të futet pa thënë “bossi”, as nuk do të kalon nëpër konkurse. Kurrë nuk do të vish në rend, sepse atyre asnjëherë nuk ju hargjohen familjaret.
Ti do të dëshpërohesh, do të nervozohesh, do të kërkosh drejtësi, do të iniciosh plan duke angazhuar njerëz e njerëz vetëm e vetëm që të kërkosh drejtësinë, si gjëja me e shtrenjtë dhe elementare kushtetuese në një shtet të mirëfillte demokratik.
Edhe këtu do të dëshpërohesh!!!
Se edhe atje kanë zgjatur duart.
Cila po mbetet rruga jote atëherë?!
Gjermania, Zvicra, Franca, Austria, ShBA, Kanada, Belgjika, Anglia apo?
Ne jemi duke menduar akoma vetëm për veten tonë, dhe kjo është gjendja!
Atëherë kur fillojmë të mendojmë për fëmijët tanë, atëherë do të vjen ndryshimi.
E për rrjedhojë do të vjen përgjegjësia, liberalizimi, drejtësia dhe liria sociale.
____
ESH
____________
publikime.com