Republika jonë ka dhënë një shembull të mirë deri më tani në të gjitha institucionet që ishin nën qeverisjen e femrave!
Ky trend besojmë se duhet të rritet, dhe mos të ngelet vetëm në kuotën dhe obligimin që del nga kushtetuta e republikës së Kosovës e vendosur në kohën e qeverisjes ndërkombëtare.
Udhëheqja e femrave ka dëshmuar se korrupsioni si kancinom që po e shkatërron ketë shoqëri, do të mund të balancohej, dhe të minimizohej në një masë tejet të madhe nëse dikastere të caktuara do të udhëhiqeshin ngra femrat.
Storia qeverisëse nga femrat, ka dal të jetë pozitive në shumë institucione ku ato kanë udhëhequr, shumë pak afera korruptive, pak ose aspak keqqeverisje, nepotizëm minimal dhe krejt kjo është karakterizuar më një udhëheqje në nivelin më të lartë profesional!
Kosova deri më ketë qeveri nuk ka pasur përfshirje kaq të madhe në institucionet udhëheqëse qeveritare, tashmë kjo po ndodh dhe po dëshmohet se femrat nuk po kërkojnë epërsi, por po kërkojnë barazi.
Kjo i bie që për një barazi klasike, do të duhej të ishin 50/50 dhe atëherë do të mund të krenoheshim për ngritjen e një standardi bashkëkohor, dhe të barabartë me shtetet perëndimore.
Ana tjetër e absurditetit është se ne qëndrojmë shumë më mirë se shumë shtete të Ballkanit, e besa edhe do të Evropës në ndarjen e përgjegjësive duke u bazuar në mes gjinive, kurse vazhdojmë të mbetemi të izoluar, pa lëvizje të lirë në shtetet që përbejnë Evropën.
Bile së paku të ishim në pozitën e barabartë me shtetet e rajonit.
Prandaj, parimi se nëse kërkon vetëm fjalë, pyet një burrë, nëse kërkon vepra, pyet një femër, ka gjetur rehatinë sidomos në vendin tonë, nëse jo në shumë vende të tjera.
Pra, nga kjo qeveri është kuptuar ky thelb shumë mirë, dhe si rrjedhojë sot kemi një qeveri ku femrat kanë marr hisen e tyre se të barabarta më pjesën mashkullore, e jo si plotësim i kuotës!
Nëse do të qeveriseshim nga femrat, besojmë se perceptimi mbi institucionet dhe republikën krejtësisht kishte me marr dimension tjetër shoqëria, dhe besueshmëria do të arrinte pikën më të lartë nga qytetarët!
Foto: radioevropaelire
____
ESH