• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Mjekësia, ndryshimi në kohë

ByEmrush

Sep 13, 2021

Eh çfarë ndryshimi në kohë!

Tashmë përveç që ndryshoi gjithçka me ardhjen e teknologjisë, ndryshuan edhe njerëzit, e së bashku me njerëzit ndryshuan edhe profesionet.  U transformua gjithçka dhe gjithkund, teknologjia u fut në secilën sferë tonën të jetës, ekonomi, mjekësi, sport, siguri, gjithkund mund të themi lirisht.
Dhe kjo ndikoi që të ndryshojnë edhe mjeket! Ndryshoi shëndetësia, ndryshuan edhe mjekët, e tash në të mirë apo të keq shohim më poshtë, e elaborojmë pak.

Mbaj mend përpara, dikur më herët tek na thonin dhe na sugjeronin mjekët kur ishim të sëmure më ndonjë grip apo virus sezonal. Mos përdor asgjë, nuk na shkruanin barna.

Përdorni vetëm çaj kamomil, pini supë, pini ujë më shumë, pini lëngje hani me zor ushqim, ndonjëherë na shkruanin ndonjë sirup me vitamina.

Mos rrini ratë, dilni ecni. Merrni ajër të pastër, dilni shëtisni mos ju dorëzoni gripit apo virusit.
Për një javë eventualisht 10 ditë ju do të kaloni këtë gjendje, dhe do t’ju kalon ku do të ktheheni sërish në gjendjen e mëparshme.

As vitamin c, as paracetamol, as antibiotik, e as brufen as zinc, e as magnezium.

Bile ka qenë një mjek, mik i yni shpesh na thoshte kur sëmureshim “ apo donë mu shëru për një javë me barna, apo për 7 ditë pa barna”.

Fjala e zotit, fjala e mjekut!

Thonin që organizmi duhet vet të mobilizohet dhe të krijon imunitet duke krijuar një front kundër viruseve.

Sepse organizmi është i tillë i krijuar, që kur vërën që baktere, apo viruse apo elemente të panjohura futën në organizëm, atëherë ai vet aktivizohet për ti luftuar ato.

Në nuk e ndihmojmë me barna me medikamente, sepse pastaj behët pasiv organizmi dhe nuk mundohet me ti mbrohet vet, por kërkon ndihmë nga jashtë.

Diçka të ngjashme kur thuhet si çështja e viagrës, mos u mësoni lehtësisht të përdorni këtë medikament, se dikur më vonë vështirë e keni për ta larguar, sepse trupi do e kërkon.

Dikur mjekët diturinë e fituar e shkrinin në popull, dhe përkrah tyre punonin të lirë në ushtrimin e profesionit të tyre.

Nuk kishin kërcënime, nuk kishin ngatërresa, nuk ju tregonin pacientët se cilën medikament me marr, fjala e tij gjithmonë ishte e fundit kundrejt pacientit.

Sot, eh sot!

Sot mjekët kur sëmuremi, na thonë të kundërtën e kësaj që shkruajtëm më lartë.

Kur diagnostikohesh me virus apo grip, pasojnë broshurat dhe tretmani medikal.

Izolohu në shpi, mos ke kontakt më fëmijë, me anëtarët tjerë në shtëpi.

Rri ratë, mos u zgjo. Mos dilni jashtë, mos u shoqëroni dhe mos ecni se organizmi nuk e përballon.

Merrni vitaminë C, d, b6, magnezium, bani analizat, shihe d-dimerin, crp….

Vaksinohuni, vaksinimi është mbrojtja më e mirë për organizmin, krijon antitrupa, dhe për rrjedhojë imuniteti i njeriut rritët dhe përballimi kundrejt viruseve është më i madh..

Nëse prapë është situatë e njejtë, merri 4 infuzione.

Well.

Se është bëre përparim i madh në mjekësi dhe shëndetësi kjo nuk do koment, por mjekët ata që janë më të vjetër sigurisht e dinë akoma më mirë në kohën kur ata ishin pa teknologji, porse dijen e tyre e kishin të bazuar në njohuritë e marruara nga punimet shkencore, librat dhe besimin që e kishin në vetvete.

Sot, mund të themi që ka përparim të madh teknologjik në mjekësi, por dije ka më pak, dhe për rrjedhojë e tërë dituria që duhej të merrej nga librat dhe punimet shkencore, sot pritet nga teknologjia dhe pajisjet që shërbejnë për profesione të caktuara në mjekësi.

Sot, më shumë shpenzohet energji se si të mësohen të përdoren pajisjet, se të punohet në shkencë duke qarkulluar anembanë botës për të kërkuar dijen dhe përvojën.

Dikur më herët kur ishim në Munich për disa ndjekje të trajnimeve dhe specializimit në përmbushjen dhe kompletimin auditiv nga ekonomiksi, na kishte ra me vizitua si shpesh një ndër bibliotekat e shumta të qytetit.

Ata që frekuentonin më herët bibliotekën e që studionin në Munich, e kishin krijuar një shaka për ekonomistët, duke thënë e dini si “Kur vijnë ekonomistët këtu, 2 eventualisht 3 libra i kanë me vete.

Po kur vijnë këta inxhinierët nga drejtimet elektro, mekanike 4-5 libra me vete…

Veç krejt, krejt kur vijnë këta të mjekësisë 50-60 cm veç libra i kanë me vete”, khu!

Me demek, shumë libra këta të mjekësisë, ata vetëm një libër e kanë me 900 faqe vazhdonte njëri aty.

Nejse, ku mbetëm!?

Në dëshirojmë të besojmë se akoma ka mjek të këtillë, që formën e diturisë së tyre e marrin përmes librit, e jo përmes internetit.

Sa ishte shkenca, rrjedhimisht mjekësia duke u zhvilluar në baza individuale, sukseset ishin shumë më të mëdha, dhe shpikjet e medikamenteve shkonin në të mirë të njerëzimit.

E tash mjekësia është centralizuar, shkencëtarët, mjekët, farmacistët shkuan nëpër institute dhe laboratorë, ku automatikisht dija e tyre u kufizua dhe reputacioni i tyre u dëmtua rëndë.

Tashmë për çdo gjë në zhvillimin e industrisë shëndetësore dhe farmaceutike flasin institutet e mëdha që kanë në qendër botën e pasur, dhe për rrjedhojë tashmë ato subvencionohen dhe pastaj politizohen nga shtetet përkatëse.

Tërë monopolin e shpikjeve të medikamenteve të ndryshme tashmë e jetësojnë qeveritë e ndryshme botërore, duke kaluar përmes një instituti që i certifikon se cili bari me dal në treg e cili nuk i plotëson standardet.

Mjekët dhe shkencëtarët vetëm mbesin duke i shikuar ngjarjet që rrjedhin para syve të tyre.

E duke e parë profesionin e tyre tek ju shembet para syve të tyre nga paria e pasur dhe e mbështetur nga oligark dhe pasanik botëror.

Sot, nuk është koha e Einsteinit, Newtonit, Fllemingut, Jonas Salkut, Felixut, Tesllës, Warnerit, Ferid Muradit etj.

Sot është koha e OBSH-së, Jonsons, Snipharm, Roche, Bayer, Sanofi që ndryshe po thirret edhe industria farmaceutike dhe mjekësore për shpikje, barna dhe shëndet.

Ndryshe kanë një sinonim shkencor dhe njihen si biomedical companies (kompani biomjekësore).

Tashmë gjithçka kontrollohet nga këto, me një fjalë centralizim i plotë dhe një kontroll mbi gjithçka.

Sa duash ti do të mësosh, ose edhe do të lindesh si novator dhe shpikës shkencor, serish patjetër duhet të kalosh nëpër këto dyer.

Mbaj mend një mik i imi shumë i mirë (doktor normalisht), kur flisnim para 20 viteve për disa viruse dhe zhvillimin e tyre nëpër qenien njerëzore, ai tregonte një përvojë të tijën qysh atëherë.

Vazhdonte ai: “në kishim shkuar për specializim përmes një instituti që kishte selinë në Londër të Anglisë.

Ky institut shkencoro-mjekësor kishte edhe një seli tjetër në Rusi dhe Francë, pra ishte një bashkëpunim Anglo-Ruso-Francez.

Në laboratorët e tyre kishte mjek nga e tërë bota, dhe me orë të tëra rrinin pa fjetur, vetëm e vetëm për të fituar dhe marrë njohuri dhe dituri që më vonë ato të vihen në shërbim të njerëzimit. Brenda atyre mureve punohej shumë, dhe për çdo sëmundje në botë luftohej përmes mendjes që ti gjendet kura.

E në pyetjen time se si ka mundësi që në vazhdimësi dalin sëmundje dhe viruse të ri?

“Eh si ka mundësi?, shtatë (7) mijë mjek do të punonin në këto laboratorë në të mirën e njerëzimit.

Por janë edhe nja 800 të tjerë që punojnë në dëm të tij, punojnë me porosi dhe për para”.

Eh shkenca!

____
ESH
____________

publikime.com

[PS: Ndoshta mundet të ju duket i gjatë shkrimi, por për më pak se 5 minuta e lexon krejtësisht. Ashtu pas orës 22 është ora policore nuk mund të dilet jashtë shtëpisë, dhe përveç që do të ndjehesh mirë kur lexon, mëson edhe një përvojë nga shkrimi për mjekët që sa shumë mësojnë, studiojnë dhe lexojnë për të bërë jetën tonë më të mirë dhe më shëndetshme.]

By Emrush