• Sun. Nov 24th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Si bie një ushtri

ByEmrush

Sep 3, 2021

Se si u bë që Talebanët të marrin kontrollin e shtetit në më pak se 3 muaj. Po dalin faktet që tashmë pushtetarët e lartë të Afganistanit po zbulojnë se kjo nuk ishte misteriozitet, por që ishte diçka reale dhe që në ketë kishin kontribuar vet afganët.

Amerikanët mirë e kishin nuhatur këtë, dhe për rrjedhojë investimet e tyre shkonin fiasko, për shkakun që administrata e Afganistanit i keqpërdorte ndihmat dhe ishte e zhytur plotësisht në korrupsion.

Po si u bë që ushtria nuk rezistoi, dhe nuk luftoi fare.

U dorëzua fare lehtë.

Ushtria e Afganistanit ishte e përgatitur mirë, dhe kishte më shumë se 350 mijë pjesëtarë në radhët e saja.

Ajo ishte e armatosur mirë më të gjitha pajisjet moderne që shërbenin për mbrojtjen e vendit si nga forcat e jashtme armike, po ashtu edhe të brendshme.

Ajo ishte stërvitur dhe shkolluar nga forcat Aleate të NATO-s dhe më shumë e stërvitur nga Amerikanët.

Këto të dhëna tashmë i nxjerr në pah Ish shefi i Shtabit Ushtarak të Afganistanit, Gjeneral Sher Mohammed Karimi.

Ai vazhdon…

Problemi kryesor i ushtrisë ishte që ajo ishte përfshirë shumë thellë në politikë, brenda ushtrisë korrupsioni kishte kapluar tërë hierarkinë, dhe korrupsioni e dërgoi drejt vdekjes ushtrinë.

Pastaj rastet e favorizimit, punësimet më të njohshëm duke mos zbatuar asnjë përgatitje profesionale e ushtarake, dhe përveç kësaj problemet ishin kryesisht logjistike.

Nevojat e furnizimit të një ushtrie janë imanente dhe të pandërprera, ku ato duhet të përmbushen gjithmonë dhe në kohën e duhur, qofshin këto municione, ushqim, derivate e të tjera.

Por, ushtria e Afganistanit shumicën e kohës nuk i kishte këto, ushtria nuk kishte madje as municion, dhe si duket kjo edhe është njëra ndër arsyet kryesore që edhe dorëzimi para talebanëve u bë kaq shpejt.

Gjatë tërë kohës kishte ndërhyrje politike në ushtri, ushtria nuk duhej përfshirë në politike ka pasur vërejtje të shumta nga aleatët tanë perëndimor, dhe se ushtria duhet ruajtur që të mos akuzohen nga komuniteti ndërkombëtarë për gradimin e paligjshëm dhe përfshirjen e saj në afera politike qofshin ato edhe zgjedhjet.

Politika dhe civilet kishin lidhje të shumta dhe të ndryshme me pjesë të ushtrisë, dhe ushtrua si tërësi kishte brenda saj një paqartësi të madhe.

Kohëve të fundit nuk dinin as çfarë të bënin, dhe si të silleshin.Komandot, ata donin të bënin punë e tyre profesionale, dhe ishin në gjendje të bënin punën me përkushtim dhe vullnet, por ishin të habitur se si politika arrinte ti demotivonte aq shumë ata, dhe kjo po ashtu është njëra ndër arsyeja e dytë që ushtria nuk luftoi fare.

Për më pak se 3 muaj talebanët morën kontrollin e 80% te Afganistanit, ata ishin përqendruar dhe e kishin arritur synimin e tyre në tharjen e fondeve të qeverisë afgane dhe rrjedhimisht ushtrisë, këtë e bën duke shkurtuar të ardhurat e pikave doganore. Ata nuk e neglizhuar edhe fuqinë e rrjeteve sociale, duke përgatitur një pjesë të mirë të qytetarëve se ata po vijnë.

Mungesa e municionit, ndikimi politik, mungesa e furnizimit dhe koordinimi i trupave afgane, u bë një lehtësim i madh për futjen në qendër të talebanëve përfundon Gjenerali Karimi.

Pra, politika, korrupsioni, nepotizmi, neglizhenca për nevojat e ushtrisë, moshat e vjetra dhe pa meritore në ushtri, gradimi pa mërit dhe pa përgatitje profesionale, mos shkollimi i kuadrove, përfshirja ne politikë, tenderët janë pengesat kryesore që degradojnë ushtritë më të mëdha të botës, e të mos flasim për ushtrinë tonë që është në formim e sipër, ngjashmëria në mes rrjedhave të formimit të ushtrisë sonë dhe asaj të Afganistanit janë pothuajse të njëjta, vetëm se përparësia jonë ndaj asaj afgane është se ata kanë pasur një ushtri rebele që ju ka qëndruar mbi kokë për 20 vite, kurse ne për 20 vite kemi qenë të lirë dhe me plotë mundësi të bëjmë një ushtri të fortë.

Dhe ne nuk kemi nxjerrë asnjë pilot pothuajse, tenkist, municion të rënd nuk kemi, raketa jo, helikopter jo, përse?

Përgjigjja është më lartë!

Ushtria është një mekanizëm që duhet të mbahet gjallë dhe në fokus të vazhdimësisë, është diçka si venat e trupit që po ndal qarkullimi i gjakut, trupi bien, vdes.

Nëse do paqe, përgatitu për luftë, se një ditë armiqtë nuk do të na pyesin për politikën, por do të na njohin forcën!

_____
ESH
____________

publikime.com

By Emrush