• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Thirrjet për vaksinonim

ByEmrush

Aug 24, 2021

Disi patëm thënë edhe njëherë më herët se është mirë me u përmbajt thirrjeve për vaksinim duke thënë dhe folur për rrjedhat e shpikjes së vaksinës.

Aq larg shkojnë sa që flasin me tone të zhurmshme e shpesh edhe ofenduese duke u tallur më pjesë tjetër të qytetarëve që nuk janë vaksinuar me lloj lloj etiketimesh.

Tash pse ne jemi vaksinuar nuk do të thotë që nuk duhet të respektojmë vullnetin e të tjerëve.

Thjeshtë, ne që jemi të vaksinuar jemi të mbrojtur, ata që nuk janë me vaksinë në trup duhet të frikohen jo ne.

Pra!

Vazhdojnë thirrjet, pa pasur fare njohuri për vaksinën.

Trrap vaksinën, trrap një foto!

Drejtë e në fb, vaksinohu i ti, mos i merr në qaf njerëzit!!!

Vaksina duhet të merret, është plotësisht e sigurt, dhe për rrjedhojë nuk ka asnjë arsye që njerëzit të shqetësohen.

Vaksina duhet marrë sepse është efikase në krijimin e antitrupave ne luftën e covid19, por i bëhet luftë propaganduese kompanisë në mënyrë të qëllimshme, teori konspirative etj.

Vaksinat nuk ndikojnë në mpiksjen e gjakut, nuk krijonë trombozë për pasojë të marrjes së saj, krejt shlirë flasin njerëzit thuajse vijnë nga laboratorët e vaksinave.

Nejse!

Ne kishim pas dëshirë me ditë se në çfarë fakte shkencore po bazohen këta ekspert kur japin këto prononcime e kur bëjnë thirrje pa potencuar referncat?

Çfarë laboratori ka shteti ynë që po identifikon variantin e ri të virusit covid, dhe cila analizë ka bërë që në Kosovë kjo gjë të dëshmohet shkencërisht duke treguar rrugën infektuese të covid19 dhe këtij variantit të ri delta, kapa pas këtyre edhe ndonjë tjetër.

Deri më tani Kosova nuk ka treguar që ka asnjë institut shkencor me bazë laboratorike që do të zhvillonte farmacinë shkencore, mikrobiologjinë apo infektologjinë e epidemiologjinë.

Në Kosovë nuk ka asnjë laborator ku mblidhen shkencëtarët shqiptarë dhe pas çdo paraqitje të ndonjë virusi të këtillë ta hapin shkencërisht duke e zbërthyer dhe duke nxjerrë fakte se një grip stinor apo prodhim në laborator!

Fol e fol shqipja, hiç kurrë pa ndal në thirrjet e tija për vaksinim!

Mirë bre!
Të shohim çfarë profesioni keni ju?

Çka me pa!

Gazetar, artist, psikiatër, sportist, shkrimtar, publicist, analist, moler, taksist, politikan e këso titujsh që fare s’kanë të bëjnë me vaksinën dhe rrjedhat e saja si pozitive si negative.

Tash qysh është ajo thënia e vjetër për dhelprën, ju kishte kallë bishti dhelprës e thoshte u kallë dynjaja.

A je vaksinohu ti?

Po!

Atëherë ata që nuk janë vaksinuar veten n’ qaf e paqin.

Thirrjet duhet ti bëjnë profesionistet, lëreni ta bëjnë punën ata!

Nuk është punë e jotja!

Qysh po thotë Raka, këto 2 javë janë kritike…. (që dy vjet i njëjti refren 😉 )

Çipin në trup të 1 terabyte, s’ka frikë ma!

_____
ESH
____________

publikime.com

By Emrush