Shtetet e Bashkuara si një superfuqi dominante në botë, dhe e vetmja me një arsenal ushtarak të shpërndarë në më shumë se 700 baza anekënd botës, tregon që fuqia e saj nuk vjen si e vetme, por përparimi dhe zhvillimi i saj ka ardh edhe si rrjedhojë e miqësisë dhe aleancave që ka krijuar nëpër botë.
Pra, të ndërlidhim tërheqjen misterioze të menduar mirë përmes një politikë afatgjate në Afganistan, me tërheqjen nga Kosova apo cilido vend i botës që ShBA-të janë prezent, është injorancë e plotë sa i përket politikës Amerikane dhe zhvillimit të interesave të saj.
Edhe pak te Afganistani.
Investimet trilionëshe në Afganistan që përmendi presidenti Biden në fjalimin e tij, kanë qenë në zhvillimin e kapaciteteve të ushtrisë së ShBA-ve për të ndërprerë interesat e zgjerimin rus, për të parandaluar një konflikt Pakistano-Indian, dhe kërcënimet që vinin nga Irani ka mjaftuar si arsyetim që makineria ushtarake Amerikane të jetë më afër vatrave të krizës.
Për fatin e keq të Afganëve ata u rreshtuan kundër pranisë Amerikane në rajon, dhe për rrjedhojë për afro 20 vite me radhë nuk u pajtuan me prezencën e ushtarëve të huaj në vend, dhe i luftonin amerikanët dhe aleatët e saj në njërën anë talebanët në formën guerile, dhe pjesa tjetër e popullatës duke mos bashkëpunuar me ta, e duke i sabotuar shumë përpjekje të Amerikanëve për të realizuar shumë projekte që kishin të bënin me emancipimin e popullatës atje.
Amerikanët përveç që shpenzuar trilion dollarët, ata pësuan humbje në ushtarë ku humbën jetën më shumë se 2448 ushtarë amerikan, e 1144 ushtarë tjerë të forcave aleate të NATO-s.
3846 kontraktorë humbën jetët e tyre duke punuar, e 444 punëtor humbën jetën që punonin për ndihmat humanitare në shpërndarjet e tyre për të luftuar varfërinë,.
Pastaj 72 gazetarë që u vranë nga terreni vetëm e vetëm për t’ju ofruar botës pamjet e tmerrit që vinin nga Afganistani.
Me gjithë këto humbje dhe investime nga jashtë, ata nuk u riparuan, nuk munden të pranojnë një realitet qytetërues ku duhet të vetëvendos gjithkush për veten.
Ata (afganët) menduan që atje janë shkuar për pasuritë e tyre tokësore dhe minerare, duke u zhytur në teori të këtilla konspirative përfunduan në mënyrë tragjike për fajin e politikanëve, tash do e hjekin qytetarët.
Atëherë tash e kanë mundësinë ti shfrytëzojnë vet, sepse Amerikanët me sa duket tokën nuk jua morën.
Megjithatë!
Do të vazhdon prania Amerikane në Afganistan, e fokusuar nëpër disa baza Amerikane, Ambasada e saj dhe në Aeroport kalon më shumë se 6000 trupa me pranin e saj në Afganistan, dhe po ashtu Amerikanët do të kontrollojnë akoma hapësirën ajrore të Afganistanit.
Kjo sipas zyrtarëve të shtetit Amerikan do të vazhdon deri në marrëveshje tjetër më autoritet Afgane që tashmë përfaqësohen nga talebanët.
Nejse!
Prania Amerikanë sipas kësaj pikturës poshtë nën siglën “Where Are U.S and Russian Bases in the World” e publikuar nga RadioFreeEurope tregon qartë intencat e këtyre dy shteteve që kanë në mbizotërimin e botës dhe sundimit të saj.
ShBA-të tregojnë prezencën e tyre në 35 vende të ndryshme nëpër botë, përderisa Rusia në vetëm 9 vende.
Dallimi është se Amerikanët në të shumtën e rasteve ku kanë hyrë me prezencë ushtarake, kanë ndihmuar popullatën vendase drejt një lirie dhe një zhvillimi emancipues nëpër të gjitha sferat, përfshirë edhe ato ushtarake.
Kurse prezenca ruse pothuajse në të gjitha vendet ku sot është prezent është si dominim i invazionit ushtarak të ardhur përmes forcës.
Të ngrehim një shqetësim duke ju futur njerëzve frikën se ja po tërhiqen amerikanet nga Afganistani, e kështu do të tërhiqen nga Kosova, ka dy lloje njerëzish që gëzohen, kolaboracionistët dhe serbët normalisht.
Të ushqesh idenë se një ditë do të kthehen serbët në Kosovë, nga momenti që do të tërhiqen Amerikanët, ketë e bëjnë vetëm serbët. Ata jetojnë me ëndrrën e tyre që nuk dëshirojnë ta prishin, dhe e zhvillojnë këtë ëndërr natën e ditën, që ta bëjnë realitet duke ushqyer në mënyrë kolektive idenë se në Kosovë do të gjendet një ditë.
Serbët mbetën serb, edhe te vdekur po të jenë ata do të ngelën armiqtë e betuar nën ideologjinë se një shqiptar i mirë, është një shqiptarë i vdekur.
Prandaj shqiptarët duhet të kujtojnë shpesh fjalët e Kadaresë se: armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë.
Por të ushqejnë shqiptarët iden që një ditë Amerikanët kanë për tu tërhequr dhe kanë për tu kthyer serbët në Kosovë me vetëm e vetëm për shkak e mos durimit oponent politik, është nonsens i kohës, dhe punë pa pagesë dhe me vrull për armikun, e në dëm të vendit së pari, dhe në dëm të mikut tonë Amerikanë së dyti.
Të paramendohet se Amerika do të tërhiqet nga Kosova, do të tërhiqet nga Gjermania, të tërhiqet nga Kuvajti, të tërhiqet nga Kuba, të tërhiqet nga Koreja e Veriut është papjekuri intelektuale që zhvillon ndjenjën antiamerikane që shqiptarët e kanë krejtësisht të kundërtën e kësaj.
Shqiptarët kanë zhvilluar mendësinë e tyre si pro amerikane, dhe sot Shqiptarët njihen ndër përkrahësit më të mëdhenj në botë karshi prezencës Amerikane në vend.
Shqiptarët do të bashkudhëtojmë me Amerikën, dhe për rrjedhojë do të zhvillojmë një ushtri të fortë të përgatitur të përballet me secilin që do të mësynte vendin tonë.
Republika e Kosovës është krijuar më mund dhe gjak, dhe në kohërat më të vështira ka pas djem e vajza që i kanë dal zot në mbrojtjen e saj.
Sot ka krejtësisht tjera rrethana, ka një ushtri të mirë organizuar, ka një forcë që po e dërgon nëpër vende përkrah aleancës së NATO-s, ka një polici dhe agjencione tjera të sigurisë, që qytetarët duhet të flenë qetë.
Nëse donë paqe, përgatitu për luftë!
Shqiptarët kanë treguar që janë njerëz të paqes, dhe për rrjedhojë ata do të rrisin kapacitetet e tyre kundrejt mbrojtjes së vendit të tyre.
Nuk do të ketë më luftë të çakorduar dhe pa një shtyllë lëvizëse, apo siç thoshte Agim Ramadani “Askush nga ne nuk do të ketë dinjitet pa e jetësuar shtetin e quajtur Republika e Kosovës.
____
ESH
____________
publikime.com