Janë shpeshtuar krekosjet nga profesionist të caktuar, dhe besoj që ju ka ra me dëgjuar shpesh edhe juve, kur plot kategori nga profesione të ndryshme tek thonë që ne jemi e ardhmja e këtij vendi.
Është injorancë e theksuar dhe e padrejtë kur profesorët thonë që ne jemi e ardhmja e vendit, kur mjekët thonë ne jemi e ardhmja e vendit, ekonomistët, juristët, inxhinieret ne jemi e ardhmja e vendit, e kështu me radhë.
Nuk është ide e mirë të përçmohen profesionet tjera, sepse secili profesion e ka fuqinë dhe rëndësinë e tij.
Shembuj të këtillë do të kishte pa numër, sepse çdo gjë në ketë botë është e lidhur njëra me tjetrën, dhe nevoja për njëri tjetrin është imanente.
- Imagjinojeni një prishje në veturë të mos ishte serviseri si do të përfundonte baraspesha jetësore, e sidomos po të qëlloje në rrugë e të mos ekzistojnë karrocieri.
- Në një ditë tjetër (të enjten) të mungonin punëtorët e higjienës për të marrë bërllogun nga shtëpitë tona që ne bëjmë pa hesap fare, dhe duke ju thënë atyre erdhën “bërllogëgjia”, paramendoni çfarë do të ndodhte.
- Ose mungesën e policit në parandalimin e problemeve dhe ruajtjen e qetësisë dhe ofrimin e sigurisë edhe atëherë kur ne jemi fjet.
- Një defekt në një pajisje elektrike në shpi, po nuk erdhi riparuesi i saj do të ngelësh si në kurth.
- Rrjedhja e ujit nëpër shtëpi apo banes do të ishte një katastrofë e madhe po nuk do të intervenonte mjeshtri.
- Apo një dhimbje dhëmbi do të qante koka po të mos ishte zgjidhja që do ta bënte stomatologu.
- Një defekt i vogël në rrymë, apo një rënie e siguresës, pa elektricistin nuk do të mundemi ta rregullojmë, e për rrjedhojë do të mbeteshim në terr.
- Apo ai personi që të merr gjakun për analizë, e ti nuk e ke fuqinë as me kshyrë gjilpërën duke u futur në trupin tuaj.
Kështu që disa kategori po vazhdojnë ta mbivlerësojnë veten e tyre, dhe paraqitjet e tyre janë sikurse as dielli nuk do të linte po të mos ishin ata.
Prandaj në çastin kur dyshoni që mund të fluturoni, nuk jeni më të aftë ta bëni atë, barrie!
____
ESH
____________
publikime.com