Në jugun e Shqipërisë sivjet më shumë së gjithë vitet tjera sezoni turistik gumëzhinte nga turistët të ardhur nga jashtë.
Polak, Cek, Kosovarë (shqiptar, rom, serb), Maqedonas, aty këtu ndonjë italian, gjerman, zviceran etj.
Çka është befasuese dominimi pothuajse ishte nga turistet serb ta ardhur nga Serbia.
Nuk e di çfarë taktika përdorin këta serbët, vetëm se një gjë u shihje që gati e tërë industria e shërbimeve të hotelerisë vihej në shërbim të këtyre turistëve serb.
Muzika, flamujt, përparësia të shazllonët, gjiro me anija përreth bregdetit, më një fjalë një vardisje e vendaseve shihej ndaj turistëve serb.
Bilë një varkë motorike që shëtitej nëpër ujera, e që çmimi ishte 5 euro, mbi 40 persona që ishin hipur mbi të, 80% e ca e tyre ishin serb, këndohej serbisht, brohoritej serbisht, dhe si zakonisht nacionalizmi serb edhe aty u vërejt për shkakun se ata vendosen në krye të varkës përkrah flamurit kuq e zi dhe me shqiponjë në mes edhe flamurin serb tre ngjyrës me një shqiponjë.
Qe 20 vite shqiptarët bëjnë turizëm në Shqipëri, dhe atë tretman nuk e kanë hasur asnjëherë?
Turistë të dobët, të pa kulturuar e çfarëdo që ti thuash “Kosovarëve”, ata ishin shkaktari që Shqipëria dhe turizmi i saj u rrit deri në këtë masë.
Të gjithë e dimë si e kemi gjetur bregdetin shqiptar.
Ndoshta politika e Edi-t, krijimi dhe avancimi i mini shëngenit ballkanik, po jep frytet e saja.
Koment:
Investimi i shqiptarëve të Kosovës në jug ishte domethënës, dhe mbijetesa e tyre në atë treg do të vështirësohet edhe më tej, nga shkaku i vërshuesve investiv të huaj, turk, grek, italian, serb, rus etj.
Dhe…
Imagjinoje Konicën para 122-viteve e ca kishte thënë: Shqiptari duket si i bërë për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm; një fatalitet i dhimbshëm rri pezull mbi këtë popull të mjerë. (Albania 15-30 janar 1899 C).
Shqiptari për shqiptarin është ujk e përtej ujkut:
Paramendoje këtë pozicion të ndërruar me serbët (të ishin serbët në vend të shqiptarëve)?
Hiç mos e paramendo, më mirë!
Si gjithë sill e fut vetit.
____
ESH
____________
publikime.com