• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Zbutja e valëve të Historisë

ByEmrush

Jul 15, 2021

Dorën n’ zemër!

Simpoziume të tilla që përfshijnë intelektual të masave të gjëra të ardhur nga profesione të ndryshme, kur veç filozofisë, sociologjisë përfshihen personalitete që përveç mençurisë shpalosin edhe idetë për një botë të afërme në mes njerëzve duke shfrytëzuar lirinë si element që do të jetë ekspoze për popujt pa dallim etnie.

Nën siglën ““Zbutja e valëve të Historisë” po përmbyllet simpoziumi i njohur si Simy, tubon në tryezën e përbashkët shumë njerëz të të gjitha profileve. Pedagog, shkencëtare, ideolog, filozof, politikan, shkrimtar dhe siç është rasti i KM tonë inxhinier, pse jo?

Në këtë tryezë ishin prekur kalimthi tëre lashtësitë antike kryesisht me origjinë Greke si Nemesës (hyjnesha e ndëshkimit), te themeluesi i shkollës eleate të filozofisë Parmenidhi, për të vazhduar te Epedocles si zbuluesi i 5 elementëve sekret, ku filozofia e Empedokles është më e njohur për origjinën e teorisë kozmogonike të katër elementeve klasikë. Në kozmologjinë e tij zjarri, ajri, uji dhe toka përzihen dhe ndahen nën detyrimin e dashurisë dhe grindjeve.

Pwr tw vazhduar me Epikurin, i cili mendonte se ne duhet të mësojmë mënyrën se si të arrihet më mirë lumturia e vërtetë. Kjo konsistonte në ndjekjen e asaj që është e pëlqyeshme dhe që shmang dhimbjen.

E duke dal te Aresi (perëndia e dashurisë), ku te Grekët e lashtë duhej kuptuar efektet e fuqishme të romancës, e morën shumë më seriozisht simbolin modern të dashurisë si afekt i ardhur nga Aresi dhe Erosi.

Sipas njohëseve shqiptarë që kanë kompetencë të flasin mbi këto takime dhe simpoziume, duket që këta filozof e mendimtar Grek, i takojnë të majtës, dhe po thuajse edhe Nemesis do të ketë qenë një doktrinë e majtë, ku sipas mitologëve shqiptarë po ashtu, ndëshkonte zakonisht të djathtët.

Edhe ashtu, del që asnjë filozof nuk kanë qenë i djathtë, dhe si pasojë e kësaj sot demokracia vuan në piedestal jo të zakonshëm.


Nejse, vazhdojmë edhe pak!

Bëhemi më serioz.

E pse, filozofia dhe shtjellimi i gjenezës së filozofëve të mëdhenj nuk ishte serioze a?

Mirë de mirë!

Këtë gjë e lidhim dhe e vazhdojmë paksa më një aneks politik.

Greqia prej kohësh njihet si një ndër vendet që është rreshtuar përkrah bllokut kundër pavarësisë së Kosovës. Kjo ka bërë që jo pak të pengohet republika jonë në rrugëtimin e saj drejt perëndimit. Kemi parasysh që Greqia është si një mesia për kulturën Evropiane, pavarësisht qëndrimeve të saja politike brenda kufijve të saj, ajo ka një reputacion të jashtëzakonshëm brenda Kontinentit Evropian.

Ne, çfarë bëjmë ne!
E minimizojmë dhe hijezojmë aq fortë, sa që e lidhim me politika ditore populiste këtu brenda republikës sonë, e le që e bëjmë ketë paralele, në vazhdojmë me hipotezat që ngrisin analist të caktuar nëpër media të caktuara që fund e krye janë kundër çdo suksesi që mundet kjo qeveri ta sjell në Prishtinë.

Sido që të jetë!
Po ngrehim një mendim hipotetik!

Në rast se Greqia nga takime të tilla të shpeshta me Shqiptarë, do të arrinte të ndërronte mendim, ajo do të shpinte vendimin e qeverisë së tyre drejt njohjes së Kosovës.

Si rrjedhojë pastaj të gjitha qeveritë e kaluara në Kosovë që me vite kanë derdhur mjete financiare nëpër lobe të ndryshme për të nxjerr këtë njohje, do të bien në pus dhe do të konsiderohen si veprime fiasko, që i kanë kushtuar buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve të tij.

Dhe kjo në një far mënyre e arsyeton kundërshtinë që sot po i behët veprimeve të kësaj qeverie.

Por, nuk është edhe shumë për tu çuditur…

Sepse Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj janë mësuar tashmë e 20 vite që delegacione të caktuara nga qeveritë e një pas njëshme kur kanë marrë me dal jashtë shtetit tonë, atëherë ka qenë në pyetje vetëm negociatat me Serbinë, dhe bisedimet që do të zhvilloheshin gjithnjë në dëm të Kosovës.

Pra, nuk është se kanë pasur aktivitete shtetërore e simpoziume të natyrave shkencore e bilaterale në shkëmbim të marrëveshjeve ekonomike, sociale e ushtarake me personalitete Evropiane.

Mos të harrojmë!

E gjitha makineria ushtarake Amerikane që do të çlironte Kosovën nga falangat serbe, plotësisht kishin kaluar nëpër Greqi.
Dhe si aleati kryesor i ShBA-ve dhe NATO-s, Greqia kishte ofruar në shërbimin e tyre tërë territorin dhe fuqinë ushtarake.

Kështu!

Edhe nime pjesëmarrëse e këtij simpoziumi paska qenë edhe Madeliene Albright, si një e majtë e përbetuar demokratike.

Monday, 12 july 2021

Madeleine Albright, f. Secretary of State of the United Sttes (TBC( remotly


____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush