Shqiptarët zëne vendin parë në Ballkan me dëshirën për të emigruar, kjo është gjetja e anketës së Barometrit të Ballkanit 2021 ku 46% e të anketuarve nga Shqipëria dëshirojnë të largohen për të punuar dhe jetuar jashtë vendit.
Pas shqiptarëve dëshirën më të lartë e kanë Malazezët me 45% boshnjakët me 39% Serbia me 35% dhe Kosova me 32%.
Maqedonia e Veriut zënë përqindjen më të ulët të dëshirës për migrim në raport më shtete tjera të rajonit me 27%.
69% e shqiptarëve që dëshirojnë të migrojnë ku preferojnë një nga vendet e Bashkimit Evropian, 26% Shtetet e Bashkuara 4% vendet e Ballkanit perëndimor.
Papunësia dhe situata ekonomike janë renditur si shqetësimet kryesore që nxisin dëshirën për të emigruar. 69% shohin papunësinë problemin kryesor, ndërsa shqetësim mbetet edhe kujdesi shëndetësor.
Të njëjtat shqetësime sipas raportit gjenden edhe në mesin e Kosovarëve (shqiptarëve sigurisht), bazuar në papunësinë dhe shëndetësinë, si dhe sigurisë së fëmijëve të tyre sa i përket të ardhmes që e shohin më shumë skepticizëm.
Sido që të jetë, 76% e Kosovarëve dëshirojnë që ekonomia të jete fokusi dhe prioriteti kryesor për vitet në vazhdim.
Pra, qytetarët e anketuar si BB2021 nuk po donë as bisedimet, e asgjë tjetër të jetë prioritet i qeverisë së tyre, por ekonomia dhe mirëqenia e tyre sociale dhe shëndetësore.
Përndryshe edhe pse gati një vit e gjysmë pandemi dhe ndërprerje e punës, mbi 86% e të anketuarve besojnë se ndotja është problemi kryesor në ekonomitë e tyre familjare, ku ekonomia in formale është një ndër më të lartat në rajon.
Anyway.
Sipas raportit duket që me ndërrimin e qeverive këtu në Kosovë, edhe dëshira për migrim ka pësuar rënie në raport me vendet tjera të rajonit.
Tash a është indikator i humbjes së dëshirës për migrim i qytetarët të Kosovës qeveria, pandemia apo frika do të shihet në ditët në vazhdim.
Kishte qenë mirë mos mu ngut, s’di pse vetëm thonë që punët e mira vijnë ngadalë!
Pa lidhje, krejt pa lidhje kjo thënie!
_____
ESH