• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Sezoni turistik dhe punimet nëpër rrugë

ByEmrush

Jun 30, 2021

Përgjatë tërë Adriatikut që përshkonte Kroacinë duke filluar nga Dubrovniku, Spliti, Shibeniku, Zara, Rijeka e deri te Opatia ishte një tour shumë interesant dhe i këndshëm në vitin 2013 që nuk do të harrohet lehtë.

Por, nejse!

Esenca është që me tregua pak për turizmin dhe sjelljen e shtetit Kroat karshi turistëve.

Në Dubrovnik, Split e Opatia thonin pronarët e hoteleve dhe afaristët Kroat se kur nis  sezona turistike në Kroaci e cila fillonte zyrtarisht nga 1 korriku, as një baski apo shtrafë nuk do të lejohet më të ngjitët në mure të dhomave.

Do të pushojnë të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë më punimet publike apo private, qoftë ato rrugë, kanalizime, ndërtime, makineri e rëndë, zhurma e sirena nëpër zonat ku do të pushojnë turistët.

  • E para: thjeshtë turistët dëshirojnë qetësinë, për ketë arsye edhe thirren pushime.
  • E dyta: afarizmi vendas do të përfiton nga dyndja e madhe e turistëve, ku për rrjedhojë shteti përmes tyre do të inkasoj të hyra të mëdha gjatë terë sezonit sa qëndrojnë turistët apo diaspora e tyre në vend.

Kur duhet ta kuptojnë këta udhëheqësit tanë institucional si niveli qendror si ai lokal, që në kohën kur turizmi dhe ardhja e mërgatës shqiptare në Kosovë përgjatë muajve korrik dhe gusht që të ndalohen punimet.

A e kuptojnë këta individ, që si njerëzve lokal, si bizneseve dhe afaristëve e po ashtu edhe turistëve po ju shkaktojnë jo vetëm stres, por edhe depresion për disa bakshishe të tyre që presin ti marrin nga tenderët.

Hapen punimet nëpër rrugica në shtrimin e rrugëve, prishet asfalti i vjetër, dhe nuk vazhdon ai i riu, hapen kanalizime, fillojnë së punuar me ujësjellësin, merren të mbulohen gropat në sezonin më të ngjeshur të ardhjes së mërgatës sonë. Rrugët regjionale janë përplot punime, për rrjedhojë pritje dhe kolona të gjata krijohen si pasojë e këtyre punimeve.

Zhurma ekstreme, bagera, sirena, punime në vënien e kunjave nëpër rrugë dhe trotuare.

Shkaktohen kolona të gjata dhe të papërballueshme, askund në asgjë nuk mund të arrish në kohë, në gjithçka vonohen njerëzit.

Ndaleni këto praktika, sepse tashmë edhe mërgata jonë e kanë kuptuar që ju i hapni punimet në kohën kur ata janë në Kosovë, tëre pjesën tjetër të vitit ju rrini dhe shpenzoni paranë publike pa i dhënë llogari askujt.

Ndaleni këto praktika, sepse thjeshtë hiç bash hiç këtyre që jetojnë nëpër metropole evropiane nuk ju intereson, dhe nuk kanë ndonjë ndikim apo impakt pozitiv se i shtroni do rrugë më dy korsi apo jo, ata shohin dhe përjetojnë tunelet me 3 e 4 korsi tashmë.

Ndaleni këto praktika, sepse ju po bëni një dëm të trefishtë:

  1. Po mërzisni mërgatën tonë, duke bërë që ata të mbushën mllef duke bërë pishman edhe pranin e tyre në Kosovë.
  2. 2.Po dëmtoni afarizmin dhe biznesin në shfrytëzimin e sezonit edhe ashtu të rënë përtokë si pasojë e pandemisë
  3. Si pasojë e ngecjeve dhe pritjeve dhe kolonave dëmtohen biznesi, e kur biznesi do të dëmtohet nuk do të përfiton as shteti në inkasimin e të hyrave financiare.

PS: Edhe nëse e keni për zgjedhje, lëreni krejt se verdikti popullor do të jetë ndëshkues për ju, ashtu-kështu!

____
ESH

____________

publikime.com

By Emrush