• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Pushimet e merituara apo jo?

ByEmrush

Jun 23, 2021

Pra ne vazhdojmë të vejmë gishtin në kokë dhe të pyesim?

Pse jemi për vite më radhë në renditjen e PISA-s të fundit?

Humbje enorme e orëve nga nxënësit si pasojë e pandemisë, bile në shumë raste 2020-2021 edhe mund të kalkulohet vit fiasko për arsimin.

Por kërcënimet e këtij dostit nuk ndaleshin, shkopin ju mbante mbi kokë cilës do qeveri që vinte.

“O këtë realizone, o shkuam në grevë”!

Grevën me vazhdua në pushim, se nuk kishte mësim edhe ashtu.

Tash vendos klika e tij se kënd me dërgua në deti, dhe si zakonisht rrethin e tij dhe të njofshit zingjir që i ka shtrirë nëpër të gjitha shkollat.

Në vend që shumën prej 250 mijë eurove tu ndante disa mësimdhënësve që nuk po arrijnë ta përmbyllin muajin me një pagë të vetme në shpi.

Ose ndonjë mësimdhënësi që as normën e plotë nuk ka arrit ta siguroj, apo siç është rasti me Kamenicën që janë shumë mësimdhënës që nuk kanë punuar fare, e për rrjedhojë as nuk janë paguar.

Por jo!

Ky dajia po i grah në të veten!

Buxhet ka krijuar, punë nuk bënë, shpenzon pa i dhënë llogari askujt dhe në fund vazhdon me kërcënime!

Atëherë, a e morëm vesh pse jemi ku jemi?

____
ESH

___________

publikime.com

By Emrush