Sa e thellë është urrejtja ndër shqiptare, duke u bazuar vetëm mbi konkurrencën politike brenda vendit.
Pse vjen një moment që më shumë të gëzohen fitores së armikut se oponentit politik rrallë kush që kishte mundur me imagjinuar.
Vetëm se:
Nëse i kthehemi pak historisë dhe e lexojmë Konicën, atëherë ndoshta nuk do të duhej çuditur më këto sjellje.
Media që operojnë ne vendin e vet, media që pasurohen nga qytetarët e atij vendi, e media që 100% kanë personel punonjës shqiptar, në ditë të sodit ti degradojnë institucionet e vendit deri në atë masë që duke mos i thirrur ashtu siç janë, por duke përdoru terminologji dhe thirrje të armikut tonë shekullor, unë besoj që nuk duhet shumë koment këtu.
Sa bërtitma e piskama ka pas shkua dhe vazhdon të shkon për institucionet e Republikës nga disa, disa haj haj.
Edhe të paraqitesh institucionalist dhe ti degradosh dhe lakosh postet më të larta shtetërore, hiq nuk shkon!
Nëse ndalemi dhe shohim nga afër kampanjën e serbëve karshi shtetësisë sonë, ata janë të kujdesshëm edhe në shprehje, edhe në shkrime edhe në takime çfarëdo qofshin ato, Kosovën nuk e dëshirojnë ta shohin jashtë kontestit serb.
Bile mediat atje, kur po jepeshin lajmet mbi Kosovën as kufi administrativ s’po paraqitshin nëpër TV apo portale.
Ma lehte ka mundur të jetë nëse ishte shkruar Presidentja e Kosovës, nëse nuk donë me shkrua Republikës së Kosovës.
Pastaj kish bë mos me ja shtua atë shtesën hiç “dhe të tjerët”.
Nejse!
Me kujtohet pas luftës ka qenë në ministri një departament që thirrej: “Departamenti i Ministrisë për Kulturë, Rini, Sport dhe Çështje jo Rezidente”, e njëherë në një paraqitje një zyrtar i kësaj partie nuk mundej as emrin me ja thënë krejt, bile as shkurtesën jo, DMKRSÇJR
Presidentin e Institucioneve të Përkohshme në Prishtinë ………(d.m.th. Prishtinë, jo Kosovë), nuk besoj që ne kemi shpallë shtet të përkohshëm.
____
ESH
____________
publikime.com