Vlerësimi për mësimdhënësit shkollor të të gjitha niveleve.
Pse prolongohet dhe pse pengohet procesi i vlerësimit të mësimdhënësve?
Më kujtohet në një emision live në një TV një drejtues i shoqërisë civile kishte sfiduar përfaqësuesin e mësimdhënësve në lidhjen me drejtshkrimin dhe të shkruarit e gjuhës shqipe.
Pra, një kërkesë për përballje në mes tyre ishte kërkuar live në emision, duke ju thënë që ju (një pjesë e caktuar) më së pari nuk mund të shkruani gjuhën mirë, e mos të hyjmë pastaj fare në profesione të caktuara të gjithë ata që kanë arritur një përgatitje superiore.
Nejse!
Pse po cilësohet vlerësimi si një proces i ndërlikuar dhe aspak i lehtë?
Ka shumë rrjedha, por disa që do ta arsyetonin ky kundërshtim është si vijon?
Në Kosovë është instaluar një rrjet për punësimin e militantëve partiak, dhe kjo ka ndodh terë kohën edhe pse qeveritë si ato lokale si ato kombëtarë ndërroheshin kohë pas kohe.
Instalimi dhe punësimi i kuadrove partiake, lirisht mund të thuhet se është shkaktari kryesor i gjendjes mjeruese të arsimit në Kosovë.
Pra!
Ka mësues që nuk është kuadër fare dhe mban orë mësimore nëpër shkolla fillore kryesisht rurale, ndonjë edhe nëpër qytet.
Ka mësimdhënës që krejtësisht është i kualifikuar për tjetër profesion dhe mban orë krejtësisht tjera, ta zamë biolog mban orë të matematikës, jurist mban orë të inxhinierëve etj.
Në shkolla të mesme dhe universitete tashmë është bërë rutinë që diploma merret nga një profil tjetër superior, kurse vendi i punës i servohet krejtësisht në orë (ligjërata) tjera, këto gjëra kanë vazhduar dhe siç shihet do të vazhdojnë akoma.
Atëherë persë behet gjithë kjo rrëmujë, dhe nuk lejohet vlerësimi i intelektit dhe kuadrove intelektuale?
Si duket kjo qeveri do të ketë shumë, shumë punë me analfabet aktiv që kanë uzurpuar vendet kyqe, dhe rrjedhimisht dëmtojnë çdo kuadër të mirë arsimuar duke prolonguar problemet në pafundësi.
Me kotë do të ishte nëse ne mundohemi ti motivojmë fëmijët tanë që të mësojnë, të studiojnë, të shpenzojmë duke dërguar nëpër universitete të ndryshme botërore, të specializojnë nëse në fund ne do ti barazonim me njerëz partiak, militantë të ndryshëm që janë ardhur nëpër pozita si mundësi e aktivitetit partiak, se sa që kanë njohuri shkencore e intelektuale!
Tani valla të fundit në PISA, të fundit gjithkah dhe gjithkund.
Gjatë një simpoziumi shkencor që prezantonte elektromotorin Gjota në Japoni, të tjerët hiqnin e vënin syzat duke shikuar nga afër demonstrimin e Gjotës.
Nuk patën mundësi shkencore ti kundërviheshin në aspektin inovativ Gjotës, dhe po i thonë: Profesor Gjota e çfarë të bëjmë ne më tërë këto investime që i kemi bërë në energji anembanë rruzullit tokësor?
Gjota ju tha: “Ju oqeanin paqësor e keni afër, hidhni të gjitha ty”.
Kosova nuk mundet të vazhdon përjetësisht duke u mbajtur peng nga të tillë intelektual partiak, analfabet me diploma!
Një mësues i thoshte një kolegu të vet në një restorant, dhe që dëgjohej edhe nga të tjerët “O bir hajde këtu. Hajde te baba”
Secili që nuk është në vendin e duhur e nga ku do ti shërbente shoqërisë dhe shtetit do të duhej hedhur!
Do të duhej përjashtuar….
Trump do të thoshte: “You’re fired”
____
ESH
___________
publikime.com