Kalendari i festave zyrtare në Republikën e Kosovës tregon për 11 ditë gjithsej prej tyre.
Sipas festimeve del që disa prej tyre nëse bien në ditë pushimi, atëherë në mënyrë automatike marrin një ditë të punës për pushim.
Atëherë nga 11 ditë do të bëhen 22 ditë pushimi, dhe kjo nuk është e tëra.
Nëse bien të enjten po supozojmë festa, atëherë e lidhin me të premten, dhe për rrjedhojë detyrimisht lidhet me fundjavën.
Pra, nga 22 ditë do të arrijmë në 30 ditë pushim.
Pushimi dimëror 14 ditë punë, e 6 ditë vikendi do marrim pushim 20 ditë.
Pushimi pranveror 10 ditë pune, e 4 ditë vikendi do ta dalin 14 ditë.
30+20+14+=64 ditë / 2 muaj e 4 ditë.
Viti akademik në republikën e Kosovës sipas raporteve zyrtare është 184 ditë ( 6 muaj e 4 ditë).
Sipas kësaj del që nxënësit e Kosovës mbajnë mësim vetëm 120 ditë (184-64) ose 4 muaj proces të plotë mësimor!
Kjo duhet të jetë tepër shqetësuese për të ardhmen e fëmijëve dhe nxënësve tanë, e kjo duhet të ndryshoj, nëse mund të themi që nuk është bërë vonë.
Pastaj mëtojmë të jemi të barabartë me Evropianët, që bëjnë më shumë se 260 ditë orë mësimore.
Edhe, po nime!
S’po na vjen mirë hiq kur po dalim në rezultatet e PISA-s keq, në mos të fundit.
____
ESH
____________
publikime.com