• Tue. Dec 3rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Një udhëheqës me virtyte të larta

ByEmrush

Apr 27, 2021

Për të qenë njëri prej njerëzve të devotshëm i cili synon të qëndroj përkrah qytetareve dhe popullit të tij duhet të shoh me hollësi rrugën e trasuar e të nisur në realizimin e objektivave që i ka venë para vetës për ti arritur!

Aurelius kishte porositur birin e tij që një udhëheqës i mirë do të duhet të ketë katër virtyte si parim në udhëheqjen e masës!

  • Mençurinë
  • Drejtësinë
  • Qëndresën
  • Maturinë.

Teksa kishte lexuar virtytet që kërkonte babai nga biri i tij, Comodus, kishte thënë: Njëherë me pate shkruar, duke më renditur katër virtytet kryesore, teksa e lexoja listën kuptova se s’kisha asnjë prej tyre

Por ai i ishte përgjigjur babait të tij, se unë kam virtyte të tjera, që dallojnë nga tuajat dhe që janë shumë më të rëndësishme!

  • Ambicien
  • Mprehtësinë
  • Guximin
  • Përkushtimin.

Afërsia shpirtërore në rrugën drejt suksesit dhe arritjes së qëllimeve është një vlerë e madhe nëse i kthen në dobi të popullit, ku pastaj udhëheqësi do të ngadhënjej si fitues duke u bazuar në rezultatet e arritura dhe virtytet si: mençuria, drejtësia, qëndresa dhe maturia.

Kjo tregon që agjitacioni për të arritur majën e suksesit ka dhënë rezultat duke u bazuar mbi retorikat solide të ngarkuara ndaj atyre që kundërshtojnë!

Pra, zbërthimi i katër virtyteve që përfshijnë mençurinë, drejtësinë, qëndresën, dhe maturinë, jep rezultatin që një lider posedon duke atribuuar se është rreshtuar përkrah qytetarëve të tij, përkrah popullit.

Te katër virtytet tjera që përshkruhen mbi: ambicien, mprehtësinë, guximin dhe përkushtimin mund të elaborohohen më në hollësi, dhe për rrjedhojë këto virtyte tregojnë ngulitësin që me çdo kusht të arrihet qëllimi autoritar udhëheqës, pa zgjedhur forma dhe mjete!

Krejtësisht kjo do të behët në dëm të qytetarëve dhe popullit, e në të mirë individuale për një karrierë personale prej një sunduesi modern.

Prandaj në fushën e betejës ndoshta të duhet guximi dhe forma e përkushtimit të sulmit, edhe ambicia mund të bëhet virtyt kur dëshirojmë të shkëlqejmë në petkun mprehtësisë.

Por, në udhëheqjen e një republike, në udhëheqjen e një shteti me qytetarët e tij të devotshëm të duhet mençura, drejtësia dhe maturia.

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush