• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Ngritja dhe rënia e një lideri Shqiptar

ByEmrush

Apr 23, 2021

“Albanien wirkt wie verflucht, weil sich offenbar jeder erfolgreiche Politiker in kurzer Zeit zum selbstherrlichen Despoten entwickelt, ganz so, als suchte der stalinistische Diktator Enver Hoxha in milderer Form immer wieder eine Reinkarnation.”

Shqipëria duket e mallkuar sepse çdo politikan i suksesshëm dukshëm zhvillohet në një despot arrogant brenda një kohe të shkurtër, sikurse diktatori stalinist Enver Hoxha që kërkonte gjithnjë ri mishërimin në një formë më të butë

Kështu pra NZZ [Neue Zürcher Zeitung] e përshkruan një lider normal shqiptar në Shqipëri. Kjo është shumë reale dhe një e vërtetë e hidhur, dhe lirisht mund të themi që ky fenomen nuk është i lokalizuar vetëm në Shqipëri, por ajo kalon kufijtë ekzistues shqiptar, duke u treguar ngjashmëri edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi apo edhe Serbi.

Një shqiptar lind nga populli, rritet nga populli dhe posa të fuqizohet dhe veshët me pushtet, ndryshon i tëri!

Rritja e tij prej një njeriu premtues si një udhëheqës me parime të larta duke promovuar vlerat e një shoqërie demokratike të pasur dhe të barabartë për të gjithë, posa të akomodohet me fuqinë e pushtetit ndryshojnë rrënjësisht. Duke u kthyer në armikun dhe despotin më të madh kundrejt atyre qytetarëve që e kanë zgjedhur dhe sjellë aty ky është!

  • Gazeta shton më tej për Ramën: “Dikur njihej si artist dhe sharmant, ai befasoi vazhdimisht bashkëbiseduesit e tij politikë në bashkimin evropian. Një shqiptar i tillë nuk ishte takuar kurrë”, pëshpëritnin ata nga BE-ja”.

Pra, i kishte lënë gojëhapur edhe miqtë Evropian, sa që kishin potencuar se shqiptar të këtillë është vështirë të takohet, dhe në fund çfarë na del një lider karizmatik, artist i cili me shumë premtime megalomane kishte ardhur në pushtet!

Në fund siç është bërë praktikë nga politika shqiptare, të gjithë liderët dalin të jenë vetëm një fasadë e mirë, duke promovuar një ekuilibër të anshëm të djathtë dhe të majtë, pa pasur ndjenjën e shfaqjes së parimeve mbi të cilat është formuar!

Për këtë arsye e ëma e kishte porositur Kenedin “mbaji mend shkallët nëpër të cilat ngjitesh, sepse atyre shkallëve ke për të zbritur!

Disi shqiptarët si me pas të bëme, ose qysh thonë në popull “me shkel në gritha të maceve”.

Për pak gjë, ose hiç gjë ndryshojnë.

Është interesant pse?

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush