• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Prononcimet mbi virusin covid19

ByEmrush

Apr 10, 2021

Ani kur po dëgjojmë disa profesionistë (kinse) duke u prononcuar para mediave për virusin covid19, av av!
Sidomos kur po thonë ky varianti i ri i virusit po përhapet me të madhe në Kosovë, dhe sidomos po prek të rinjtë?

Pastaj duke vazhduar se virusi do të ketë një shtrirje të gjerë, dhe se kemi hyrë në fazën e tretë, pra ne pa e hetuar fare e kaluam fazën e parë dhe të dytë, e tash jemi në të tretën, dikur më vonë hyjmë në fazën e katërt, pesë e kështu me radhë.

Diçka si golf 5, 6, 7 e andej!

Nejse!

Kjo kurrgjë, një palë syza në sy dhe duke vazhduar prononcimin para moderatorit:

Vaksina AstraZeneca është plotësisht e sigurt, dhe për rrjedhojë nuk ka asnjë arsye që njerëzit të shqetësohen.

Vaksina AstraZeneca duhet marrë sepse është efikase në krijimin e antitrupave ne luftën e covid19, por i bëhet luftë propaganduese kompanisë në mënyrë të qëllimshme.

AstraZeneca nuk ndikon në mpiksjen e gjakut, ose krijon trombozë për pasojë të marrjes së saj!

Bash kishim pas dëshirë me ditë se në çfarë fakte shkencore po bazohen këta ekspert kur japin këto prononcime?

Çfarë laboratori ka shteti ynë që po identifikon variantin e ri të virusit covid, dhe cila analizë ka bërë që në Kosovë kjo gjë të dëshmohet shkencërisht duke treguar rrugën infektuese të covid19 dhe këtij variantit të ri.

Deri më tani Kosova nuk ka treguar që ka asnjë institut shkencor me bazë laboratorike që do të zhvillonte farmacinë shkencore, mikrobiologjinë apo infektologjinë e epidemiologjinë.

Në Kosovë nuk ka asnjë laborator ku mblidhen shkencëtarët shqiptarë dhe pas çdo paraqitje të ndonjë virusi të këtillë ta hapin shkencërisht duke e zbërthyer dhe duke nxjerrë fakte se një grip stinor apo prodhim në laborator!

  1. Mostrat për variantin e virusit të ri shkojnë jashtë Kosovës!
  2. Informatat laboratorike për mpiksjen e gjakut nga marrja e vaksinës ka apo s’ka duhet me prit nga jashtë çfarë thonë?
  3. Nëse është virusi laboratorik ose grip stinor, varet nga institutet jashtë Kosovës!
  4. Si të mbrohemi dhe si ta luftojmë, askush nuk sjell nga vetja informata, krejt çfarë na jep OBSH-ja
  5. Në vazhdimësi thonë se është virus i ri, dhe plotësisht i panjohur!
  6. Nuk ka info pse i njëjti virus dikën po e mbyt, dikush po e kalon pa asnjë simptom!

Atëherë leje vëlla, mos dil para mediave hiç me u prononcuar!
Eksperti, ekspertiza, ekipa e përberë prej ekspertëve, instituti etj.

Veç nëse kemi ndonjë laborator nëntokësor, edhe nuk është kah e din askush?

Prapë se prapë më të mirat prononcimet e Bill Gates, se disa ekspertëve këtu!

Tani valla politika po merret me virusin!

Mu tranu njeri qy!

____
ESH

By Emrush